Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë?
HILLARY FOR EVER
Hillary Klinton kandidatja e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë ?
Më 5 dhjetor gazeta franceze Le monde boton një investigim nga korrespondantja e saj në Uashington, Korin Lesnes në të cilën ajo tregon fuqinë, vendosmërinë dhe popullaritetin e gruas më të fuqishme të Amerikës, Hillari Klinton. Investigimi i saj është befasus dhe plot me konsiderata pozitive, gjë e rralllë kjo për ftohtësinë e gazetarisë franceze. Mirëpo puna gjigande, vendosmëria dhe autoriteti i kësaj gruaje e kanë rivendosur autoritetin e SHBA-ve atje ku e ka vendin-lider i demokracisë botërore. Më poshtë do të ndiqni të plotë këtë investigim, përkthyer posaçërisht për gazetën Tema.
Ilir Yzeiri
Hillary Klinton, kandidatja e ardhshme për në Shtëpinë e Bardhë ?
Hapet porta dhe ja shfaqet Hillary e gjithëpushtetshme. Me xhaketë dhe pantallona të zeza me një damar të hollë, flokët më të verdha se më parë dhe më të gjata gjithashtu. Sekretarja e Shtetit sapo është shkëputur nga samiti Europë-SHBA që mbahet në Shtëpinë e Bardhë këtë 28 nëntor. Në rrugë për aventura të reja i thotë ajo shtypit përpara se të « zhduket në shkallët që të çojnë në nëntokën e Ëest Ëing. E armatosur me çantën e saj të dorës një si thes i madh ajo niset drejt Birmanisë, drejt asaj që do të quhet më pas suksesi i parë i vërtetë i politikës së dialogut (angazhimit ) të Barak Obamës.
Kalon një javë dhe pasi bën edhe 30 000 km të tjera, ajo gjendet në Konferencën e Bonit për Afganistanin, të hënën më 5 dhjetor. Pas katër ditësh ajo do të duhet të marrë pjesë në Mbledhjen ministeriale në Hagë për lirinë e Internetit, një temë që ajo e ka propoganduar në janar 2010. Jo aq e kënaqur me drejtimin e Departamentit të Shtetit, një mamuth me 60 000 persona të shpërndarë në të gjithë botën, Hillary Klinton, 64 vjeç, e ka zgjeruar fushën e veprimit të diplomacisë. Ajo është e para që e ka lidhur të Drejtën si nocion me të Drejtën Humane në botën mbarë.
PERSONALITETI MË POPULLOR I ADMINISTRATËS OBAMA
E pathyeshmja Hillary. Tre vjet pasi humbi garën për të marrë Shtëpinë e Bardhë, ish- Zonja e Parë e Amerikës është bërë personaliteti më popullor i administratës Obama -69% e opinionit e mbështet atë sipas një sondazhi të Bloomberg kryer në këtë shtator. Një e treta e amerikanëve çmon se vendi i tyre do të ishte më mirë po të ishte zgjedhur ajo si presidente. Në tetor, Time Magazine porositi një sondazh midis saj dhe kandidatit kryesor të opozitës republikane për zgjedhjet e 2012-ës. Në ndryshim nga Barak Obama që ishte thuajse në të njëjtin nivel pikësh me kundërshtarët, Hillary Klinton ishte 17 pikë përpara më të mirit të republikanëve, Mitt Romney-it. “Obama nuk ka treguar shumë lidership këta muajt e fundit. Hillary, përkundrazi, ia ka dalë që të tregojë më shumë imazhin e saj si një personalitet i fortë dhe i pathyeshëm shkruan analisti dhe kronikani diplomatik i Uashington Post, Jim Hoagland.
Në Departamentin e Shtetit, kapaciteti legjendar për punë i Hillary Klintonit dëshmohet nga të gjithë. Që nga udhëtimi i parë në Azi- në shkurt 2009, ajo ka thyer të gjitha rekordet: një milion kilometër të përshkuara në nëntëdhjetë e një vende që ka vizituar. Dëmtimi në gju, në qershor 2009 në parkingun e Departamentit të Shtetit nuk e ka ngadalësuar aspak këtë ritëm. “Ajo është tmerrësisht e aftë, e palodhshme dhe gjithnjë duke lexuar raporton Charles Kupchan i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Zotëron një pafundësi informacionesh » Gjatë negociatave të Traktatit të çarmatimit Start, ajo ka kaluar orë të tëra me homologun e saj rus, Sergej Lavrov, e palëkundur dhe e pthyeshme si guri, siç është ajo në përgjithësi. “Ajo është kokëfortë. Ajo e merr gjithë përgjegjësinë. Ashtu si amerikanët kur duan të të shesin diçka », e përshkruan atë një diplomat europian i nivelit të lartë.
“AJO KA ARRITUR TË PAMUNUDRËN “
Hillary Klinton ka ndryshuar shumë që prej fushatës me Barak Obamën. “Ajo shihej atëhere si kalkulatriçe, si politikane. Në fakt nuk plan të prapëm në ato që ajo bën. Përparësia e saj janë rezultatet “, na siguron një anëtar i ish-ekipit presidencial. Disa të tjerë janë befasuar kur kanë zbuluar « njerëzoren ». Ajo është e para që u telefonon bashkëpunëtorëve të saj kur ata kalojnë ndonjë situatë të vështirë. Kjo të frymëzon respekt dhe një ndjenjë barazie, kur « bossi » sillet kështu, thotë një nëpunës i lartë.
Me presidentin mosbesimi nuk është fashitur menjëherë. Në fillim dy kundërshtarët e vjetër i kalonin mesazhet e tyre përmes zv.presidentit Joe Biden. Hillary dha shenjat e mbështetjes në luajalitet dhe stafi i saj u porosit që të mos kërkonte sherr. Nga ana tjetër ajo ndërtoi një ekip shërbyesish besnikë e të përkushtuar-kryesisht gra- të cilat punojnë me të prej shumë vitesh. Disa emërime kanë shkaktuar të plasaritura, por në tërësi ajo ka arritur të pamundurën : të punojë me efikasitet me dhe për një president që ajo e quan një rival të rrezikshëm politik, shkruan Jim Hoagland.
NJË NDIKIM QË ËSHTË VËSHTIRË TË VLERËSOHET
Hillary Klinton takohet me Barak Obamën çdo të premte për 45 minuta. Është pak, në krahasim me aksesin që kishte Kondolejsa Rajs te Xhorxh Ë. Bush. Por, siç thotë Charles Kupchan, « ajo është ngushëlluar me idenë se është pjesë e një administrate ku politika e jashtme kontrollohet nga afër prej Shtëpisë së Bardh렻. Madje, ajo e ka bërë marrëdhënien me presidentin e saj një argument promovimi të modelit amerikan. Filip J. Craëley, që në atë kohë ishte zëdhënës i saj, kujton që Hillary-së i kishte qëlluar që të pajtonte me forcë udhëheqësit kenianë dhe i kishte çuar në kompromis, veç të tjerash, duke iu thënë: nëse unë kam arritur të punoj me njeriun që më ka mundur në zgjedhje, atëhere ju duhet të gjeni një zgjidhje për divergjencat tuaja.
Sa i takon ndikimit të saj ekpsertët ndahen. Për specialistin e Lindjes së Afërme, Aaron David Miller që ka punuar me gjashtë sekretarë shtetesh, Hillary Klintonin vështirë se mund ta klasifikosh në kategorinë e një Henri Kizinger apo të një Xhejms Bejkër, këshilltari i Xh. Bushit, atit. « Është e vërtetë se Amerika nuk është më aq e frikshme apo e adhuruar. Puna e Sekretarit të Shtetit është më ndërlikuar », vëren ai. Hillary, sipas tij, zotëron « star power-in », pushtetin e starit, i nevojshëm për kredibilitetin e shefit të diplomacisë amerikane, por jo afërinë që do ti lejonte atij që të shihej si « një zgjatim i presidentit ».
Jim Hoagland, nga ana e tij, është impresionuar prej fjalimit të saj në Hanoi më 2010 ku sekretarja e Shtetit integroi lir
