E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT nuk publikon të dhënat ekonomike, përpiqet të fshehë krizën

Share

Prej muajsh vendi është zhytur në një terr statistikor. INSTAT-i, organi qe ka për detyre te publikoje te dhënat mbi gjendjen ekonomike ne vend, nuk po kryen funksionin e tij, një situate e patolerueshme ne kushtet e një krize ekonomike.

Ndonëse jemi ne mbyllje te 2011, ne faqen zyrtare te INSTAT, treguesi i rëndësishëm ai i prodhimit te brendshëm bruto, i përket 3 mujorit te pare te vitit.

Zyrtarisht INSTAT ka këtë argument për mungesën e publikimit te te dhënave:  ”Publikimi i PBB-së për tremujorin e II të vitit 2011, është shtyrë për mungesë informacioni nga tatimet. Sapo ky informacion të mbërrijë dhe të përpunohet nga INSTAT do të bëhet i mundur ky publikim.

Mospublikimi i te dhënave ne rastin me te mire është neglizhence e INSTAT-it, ndërsa ne rastin me te keq është fshehje e qëllimshme e tyre.

Loja e ping- pongut mes dy institucioneve për te shmangur përgjegjësitë duket se ka për qellim fshehjen e fajtorit. Ne një errësire te tille statistikore, organet qeveritare do ta kenë me te lehte te deklarojnë ne fund te vitit rritjen ekonomike qe ata dëshirojnë. Ndaj për ekspertet mbetet primare pavarësia e INSTAT-it.

Edhe deputeti i mazhorances Selima Xhepa është kritik ndaj punës se INSTAT. Fshehja e te dhënave nga institucioni i statistikave apo nga institucionet qeveritare ishte ne nga shkaqet kryesore qe shteti fqinje Greqia është sot ne krizën me te thelle ekonomike. Ndaj dhe institucionet shqiptare duket se po ecin ne këtë skenar, për te mos deklaruar krizën ne te cilin ndodhen financat publike dhe ekonomia ne tërësi./Vizion plus

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›