E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ura 200-vjeçare, arkitektët bëjnë apel për mbrojtjen e saj

Shkodër- Ndërtimi i unazës juglindore të qytetit të Shkodrës rrezikon të prekë Urën Karcile, e cila mbart një trashëgimi të lashtë dhe të vyer kulturore. Gjë që  ka tërhequr vëmendjen e arkitektëve më të njohur shqiptar, të cilët apelojnë për ndërprejen e punimëve dhe rikthimin e vlerave kulturore dhe historike që mbart ura 200 vjeçare.

Ura e Karcileve doli në sipërfaqe në lagjen “Perash” të Shkodrës vetëm pak javë më parë pas prishjes së ndërtimeve për unazën e Shkodrës.

Sipas studiuesit Artan Lame në mënyrë absolute duhet të ndërpriten punimet që po bëhen në drejtim të urës. Pasi sipas tij ura e karcileve mbart vlera historiko-kulturore jo vetëm për Shkodren por për të gjithë Shqipërinë.

Ura e Karcileve sajë ndërtimeve pa leje prej më shumë se 20 vitesh ka qendruar e fshehur. Ndërkohë mesohet se Ministria e Kulturës nuk e ka të përfshire në listën e monumenteve, ndërsa vetë bashkia e qytetit po shikon mundësinë e spostimit të punimeve të unazës, në mënyrë që të ruhet ura.

Për nga mënyra e ndërtimet me harqe të theksuara, dhe me gurë që ngjasojnë me ato që të kalasë së Rozafës, e ka shndërruar uren në një veper arti.

Po ashtu arkitektit Artan Shkreli shprehet se e gjithë zona ku ndodhet ura ka një rëndësi të veçantë për të kryer një studim lidhur me mënyren sesi ajo ka mundur të mbledhë ujërat e zonës.

No related posts.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›