E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hillary e bindi Obamën të sulmonte Bin Laden

Ka qenë sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ajo që ka bindur presidentin amerikan, Barack Obama, që t’i hapte udhën operacionit blitz, që solli vrasjen e Osama bin Laden.

E bën të ditur këtë një libër i ri i Richard Miniter, ish-reporter i Wall Street Journal dhe New York Times.

Miniter tregon që Obama e pati mbyllur tri herë bastisjen e Abbottabad; në muajin janar, shkurt dhe mars 2011, pasi i trembej dështimit, por më në fund u bind nga Clinton për t’i dhënë ok misionit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›