E Shtunë, 31 Tetor 2026

Porosi direkte për Damaskun

Po qe se autoritetet Sirisë fillojnë me përdorimin e armëve kimike në konfliktin me kryengritës, atëherë ushtria amerikane do të niset në aksion, porositi presidenti amerikan pushtetin sirian.

"Tash për tash ende nuk kam urdhëruar një sulm ushtarak. Por, nëse [Damasku zyrtar] fillon të përdorë armët kimike, atëherë pasojat do të jenë të tmerrshme”, transmetoi televizioni BBC deklaratën e presidentit Obama të dhënë para gazetarëve të tubuar në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas presidentit Obama, përdorimi i armëve kimike nga ana e autoriteteve në Damask nuk do të kishte ndikim vetëm në Siri.

“Një veprim i tillë iu intereson të gjithë aleatëve tanë në rajon, përfshirë Izraelin, për ç’gjë jemi tejet të shqetësuar”, theksoi presidenti Obama.

Porosia e drejtpërdrejtë që presidentit sirian, Bashar al-Asaad, iu adresua qartë nga presidenti Obama ishte se, ai “duhet të mendojë mirë edhe për interesat e të tjerëve”, përderisa nënvizoi se përdorimi eventual i armëve kimike është një lëvizje krejtësisht e papranueshme për SHBA’të.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›