Tetë të vrarë në Turqi

Tetë persona janë vrarë dhe disa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në një veturë, në afërsi të një stacioni policor në qytetin Gaziantep, në Turqinë juglindore.
Autoritetet turke njoftuan të martën se, shpërthimi në Gaziantep, qytet ky që shtrihet në afërsi të kufirit me Sirinë, u shkaktua nga shpërthimi i kontrolluar i një veture-bombë.
Sipas mediave turke, në mesin e viktimave janë edhe disa policë.
Vetëm një ditë më herët, nga shpërthimi i një mine në provincën Hakari, në kufirin ndërmjet Irakut e Iranit, u raportua për vrasjen e dy ushtarëve turq.
Autoritetet turke nuk hodhën poshtë mundësinë që prapa këtyre sulmeve të qëndrojë Partia e Punëtore e Kurdistanit (PKK).