Vazhdon fundosja e Facebook

Dalja aq e pritur e Facebook në bursë dëshpëroi shumëkënd, për shkak të problemeve teknike dhe pritjeve të mëdha. Deri tani aksionet e Facebook nuk tejkaluan asnjëherë vlerën e tyre fillestare prej 38 dollarësh.
Investitorët po i shqetëson aftësia e Facebook për rritjen e të hyrave, e në veçanti të profitit nga reklamimi në pajisjet mobile, sepse shfrytëzuesit tani ia kanë mësyer ‘telefonave të mençur’ dhe tablet-PC’ve.
Çmimet e aksioneve të Facebook kërcënohen nga një rënie e mëtutjeshme, shkaku u moskufizimit të të punësuarve për të hedhur aksionet e tyre në bursë.
Kështu, oferta e aksioneve po rritet vazhdimisht, gjë që analistët e quajnë “një vërshim potencial të tregut”, që do të shkaktojë një rënie të pashmangshme të vlerës së aksioneve.