Shkolla politike Hollande

Me të përfunduar të pushimeve vjetore, presidenti francez, Francois Hollande, do të përballet me presionin e prezantimit të zgjidhjes së shumë problemeve të trashëguara nga paraardhësi i tij, Nicolas Sarkozy.
Problemi më i madh për të ende mbetet kacafytja me recesionin në Europë.
Kriza që vazhdon të mbërthejë Eurozonën, marrëdhëniet e brishta me kancelaren Merkel, por edhe me oponentët francezë, të cilët e akuzojnë për rrezitje në plazh përderisa Siria po rrëshqet drejt kaosit, mbeten sfidat më e mëdha për Hollande.
Edhe pse Hollande, fitorja presidenciale e të cilit në masë të madhe kishte të bënte me lodhjen e votuesve nga Nicolas Sarkozy, nuk arriti të përmbushë premtimin për një rritje të shpejtë ekonomike, ekonomia franceze tani është mjaft stabile, përkundër protestave të herëpashershme të popullatës që jeton në periferitë e qyteteve të mëdha.
Derisa këtë javë të shënojë 100-ditëshin në zyrën e presidentit, socialisti që veten e quan “Zotëria Normal”, i cili premtoi një ndarje nga stili i zhurmshëm medial i qeverisjes së konservatorit Sarkozy’t, duket se ka arritur të përmbushë mjaft synime.
Madje, gjatë 100 ditëve të para, prej se mori përsipër drejtimin e shtetit francez, lista e të arriturave të presidenti të Francës, Francois Hollande, është goxha mbresëlënëse.
100-ditëshi i Hollande
I ka pezulluar të gjitha veturat protokollare, dhe ato pastaj i ka shitur në ankand.
Të ardhurat nga shitja, i ka dedikuar për ndërtimin e projekteve të mëdha infrastrukturore - në paralagjet që nuk ishin të rregulluara deri më tani.
Ka publikuar një dokument - i cili përmban 12 aline – përmes të cilit të gjitha kompanive shtetërore ua ndalon të drejtën e posedimit të veturave zyrtare. Hollande beson se secili ndërmarrës që i fiton 600,000 euro (ose më tepër) në vit, mund të blejë vetë të paktën një veturë. Nëse nuk e bënë këtë, atëherë ose është dorështrënguar, ose i paaftë, ose i korruptuar, kështu që kompanive shtetërore nuk iu duhen njerëz të tillë...
Këtu duhet pasur parasysh se, në këtë mënyrë u fituan 345 milionë euro, të cilat që nga data 15 gusht po investohen në institutet e reja hulumtuese të teknologjive moderne. Gjithashtu, falë këtyre masave, Hollande ka arritur të punësojë 2,560 hulumtues të rinj shkencorë.
Opinioni i gjerë publik e di edhe atë se, Hollande ka refuzuar që rregullat e reja fiskale të futen në Kushtetutë, për shkak se këtë veprim e ka cilësuar si marrë. Megjithatë, nëpërmjet një dekreti urgjent presidencial, ai ua ka rritur për 75 përqind tatimin të gjitha familjeve – pra, jo individëve – të cilat krijojnë të ardhura vjetore neto mbi pesë milionë euro. Me këto para – ra, sërish, pa e prekur fare buxhetin e vendit – Hollande sivjet do të punësojë 59,870 kuadro të papunë nga fusha e arsimit, ndërkohë që nga 1 shtatori në institucionet arsimore të shtetit do t’i punësojë edhe 12,500 arsimtarë e profesorë.
Veç kësaj, Hollande ka ndërprerë mbështetjen financiare të Kishës, në vlerë prej 2.3 miliardë eurosh, me të cilat Kisha Katolike deri tani i financonte licetë private dhe shkollat fetare. Me këto para presidenti francez do të ndërtojë 4,500 çerdhe shtetërore fëmijësh dhe 3,600 shkolla fillore.
Ai ka instaluar edhe lehtësira tatimore të “bonus kulturës”, për shembull, si në rastin e bibliotekave, të cilat, po qe se punësojnë dy ekspertë të diplomuar, do të lirohen nga tatimet.
i ka pezulluar të gjitha gazetat, revistat, fondacionet dhe shtëpitë botuese të shtetit...
Ato i ka zëvendësuar me klube ose kooperativa, të cilat e promovojnë zhvillimin e ndërmarrësisë, por me një vlerë të shtuar.
Bankave që investojnë në zhvillimin e ekonomisë vendore ua ka lejuar lehtësime tatimore, ndërkohë që bankave që merren vetëm me transaksione monetare ua ka rritur tatimet.
Rrogat e të gjithë shërbyesve shtetërorë i la ulur për 25, ato të deputetëve në Parlament për 33 përqind, përderisa ato të zyrtarëve të tjerë qeveritarë – që fitojnë mbi 800,000 euro në vit - për 40 përqind.
Me 4 miliardë euro kursime, do të financohen kategoritë sociale të vendit. Nënat vetëmbajtëse do të përfitojnë lehtësime gjatë pesë viteve të para të jetës së fëmijës, kurse ato që kanë fëmijë më të mëdhenj do të gëzojnë lehtësime për tre vjet. Këto nëna do të përfitojnë rregullisht nga një rrogë të garantuar, jo më të ulët se 500 euro.
Për më tepër, të gjitha këto masa nuk do të prekin asnjë cent të buxhetit të shtetit.
E gjithë Europa po i druhet këtyre masave shokuese të presidentit Hollande. Po rezultatet, cilat janë?
Inflacion nuk ka fare në vend, ndërkohë që, për herë të parë gjatë tre viteve të fundit, në Francë janë shtuar dukshëm produktiviteti dhe konkurrenca.