Himalajet sfidojnë ngrohjen globale

Një studim mbi akullnajat në vargmalet Karakorum të Himalajeve, thotë se akullnajat nuk po shkrihen dhe në fakt mund të rriten.
Në studimin e botuar në revistën Geoscience Nature, hulumtuesit në Universitetin Grenoble të Francës thanë se akullnajat në Karakorum nuk kanë ndjekur trendin global të shkrirjes gjatë 30 vjetëve të fundit dhe në fakt, në mes të viteve 1999 dhe 2008, duket se janë rritur në mes 0.11 në 0.22 metra çdo vit.
Julie Gardele nga Universitet Grenoble tha se “me sa duket situata në Karakorum është pak më ndryshe se në vendet tjera, që do të thotë se akullnajat janë të qëndrueshme për momentin.”
Gardele paralajmëroi se "kjo nuk i hedh poshtë në asnjë mënyrë provat për ngrohjen e përgjithshme globale.”
Vargmalet Karakorum shtrihen në Kinë, Indi dhe Pakistan.