Klose ka përfunduar sezonin

Trajneri i Lazios, Edy Reja, ka pranuar se sulmuesi Miroslav Klose mund të mos paraqitet sërish në pjesën e mbetur të sezonit në Serie A.
Veterani gjerman gjendet jashtë fushave prej kur pësoi tërheqje në kofshë në fund të marsit dhe shpresonte të kthehej pas një muaji, por ende është e paqartë data e rikuperimit të tij.
“Shpresoj që Klose dhe Senad Lulic të kthehen për dy xhirot e fundit të sezonit, por nuk është e sigurt, sidomos për gjermanin. Për të sezoni duket se tashmë ka përfunduar”, deklaroi Reja për të përditshmen sportive italiane Corriere dello Sport.