E Shtunë, 31 Tetor 2026

Himara humbet edhe me Luftëtarin, këtë herë në shtëpi

 Himara Luftëtari       0-1

Himara: Dine, Martins, Banushi, Mehmeti (Telushi 70), Ymeraj, Guna, Rushani (Hitaj 60), Ziaj ,Gjondeda  Junior, Kokona. Trajner: L. Biçe.

Luftëtari: Selimaj, Shalari, Sinani, Gaxhaj (Këndella 68), Boci, Devolli, Ramadani, Mersini, Çaço, Braho (Brahi mi 80), Raboshta. Trajner: M. Hysi.

Shënues: Mersini 40

Gjyqtarë: Sh.Guçe, D.Koreshi, N.Rapaj (Lushnjë)

Karton i verdhë: Çaço

Himara nuk ka mundur tu gëzohet pikëve të para, edhe pse luante në fushën e saj me Luftëtarin. Përballë sportdashësve himariotë, ekipi i drejtuar nga Birçe nuk ka mundur të shënojë dhe në fund është mundur 0-1. Një gol i realizuar në minutën e 40-të nga Mersini, pas një pasimi të Devollit, i ka dhënë fitoren ekipit gjirokastrit. Ndeshja është zhvilluar në një ambinet shumë të bukur sportiv, të krijuar nga tifozët vendës, të cilët kanë dalë të zhgënjyer në fund nga rezultati i ndeshjes. Në fakt, Himara ka krijuar shumë raste, që i ka  shpërdoruar, ndërsa futbollistët e Luftëtarit janë treguar racionalë.Ata kanë sulmuar rrallë dhe rrezikshëm, ndërkohë që e kanë mbrojtur me fanatizëm rezultatin deri në fund të 90 minutave.Himara ka kërkuar me ngulm të barazojë gjatë pjesës së dytë, por nuk ia ka arritur qëllimit, pavarsisht mbështetjes së fuqishme të tifozëve të saj. Luftëtari, pas kësaj fitoreje, udhëheq bashkë me Gramozin me pikë të plota, ndërsa Himara mbetet pa pikë, edhe pse janë luajtur 180 minutat e para të kampionatit. Javën e parë himariotët janë mundur po 1-0 në fushën e Besëlidhjes.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›