E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushimet, ja vendet e huaja më të preferua për shqiptarët

Autori i Lajmit: red.
Këtë verë, ndryshe nga viti i kaluar, turistët nuk kanë preferuar vetëm vendet bregdetare për të kaluar pushimet, por kanë "sulmuar" edhe qytetet me shumë histori dhe kulturë. Kështu rezulton të paktën nga të dhënat e agjencive turistike në Tiranë. Sipas tyre, pesë janë vendet që kanë pasur më tepër turistë shqiptarë këtë verë.
Praga
Kryeqyteti i Republikës Çeke, i quajtur si "qyteti i njëqind majave" për shkak të shumë kullave, kishave dhe ndërtesave historike, është një ndër qytetet që ka tërhequr më shumë vizitorë.
Parisi
Kryeqyteti i Francës, i cili është quajtur edhe kryeqyteti i të dashuruarve, pasi është cilësuar si më romantiku në botë, është një ndër qytetet më të pasura me muzeume, dyqane, hotele si dhe kisha, por që më së shumti paraqitet në guidat turistike me imazhin e Kullës Eiffel. Për këto arsye mendohet të ketë tërhequr më shumë turistë shqiptarë.
Vjena
Kryeqyteti i Austrisë, i cili si qytetet e tjera të përmendura, është plot histori dhe monumente për t u parë. Jeta aktive e këtij qyteti e ka bërë të adhurueshëm për turistët.
Amsterdami
Kryeqyteti i Holandës, i cili nuk është harruar nga turistët shqiptarë, ka qenë një tjetër qytet që ka pasur një fluks të madh turistësh këtë verë.
Shën Petërburgu
Qytet i Rusisë, tërheqës me parqet e tij të shumtë, me muzetë, katedralet, kishat, si dhe me koncertet e shpeshta. Për sa i përket parqeve, më i frekuentuari nga turistët shqiptarë rezulton parku i famshëm “Kopshti i verës”, që është projektuar nga vetë Pjetri i Madh, në vitin 1704.
Ky lajm është publikuar: 30/08/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›