Himarë/ Vodhi një makinë dhe u largua me shpejtësi, arrestohet 40-vjeçari

Policia e Himarës ka arrestuar F. M., 40 vjeç, banues në Tiranë pasi akuzohet se ka vjedhur një makinë dhe është larguar me shpejtësi për t’i ikur policisë.
40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar, por policia ka mundur ta arrestojë pas disa minuta ndjekësh në aksin rrugor Himarë-Sarandë.
“40-vjeçari, pasi ka vjedhur automjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit L. V., në vendin e quajtur “Llaman”, është larguar me shpejtësi, në aksin rrugor “Himarë-Sarandë”. Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të këtij shtetasi, dhe pas disa minutash, kanë bërë të mundur kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Mesa duket nuk është tentativa e parë pasi autori rezulton me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjeve.
Automjeti i vjedhur, së bashku me një automjet tjetër, që dyshohet se përdori 40-vjeçari për t’iu afruar vendit ku kreu vjedhjen, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga policia.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
/rtsh.al/