E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Në prag të Ditës së Punëtorëve, Koalicioni për të Drejtat në Punë në marrshim: Punonjës-Zgjohuni

Teksa 1 Maji, që konsiderohet si Dita e Punëtorëve, është në prag, në Shqipëri, Koalicioni për të Drejtat në Punë pritet që të realizojë një marrshim në kryeqytet.

Organizatorët bëjnë të ditur se, përmes tij synohet që të ngrihet zëri për problematikat e punonjësve në të gjithë sektorët, për punën e denjë për çdo punëmarrës dhe trajtim më të mirë nga punëdhënësit.

Koshientë për rënie e interesit të punëtorëve për sindikalizmin, organizatorët thonë se, me rëndësi është që çdo kush të flasë për problematikat dhe më pas të ndërhyhet për zgjidhjen e tyre.

Ky koalicion që përbehet nga organizata të shoqërisë civile dhe sindikata, synon të zgjojë ndërgjegjen qytetare të punonjësve/punëtorëve, të lobojë për ta bërë zërin e tyre të dëgjohet dhe për të nxitur ndryshime në politika dhe ligje që do të ndihmojnë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Gazetare: Flutura Tota

/rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›