E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sudan, regjistrohen 400 viktima nga luftimet

Të shtunën vazhduan të shtënat me armë zjarri dhe të artilerisë së rëndë në pjesë të ndryshme të kryeqytetit të Sudanit, Khartoum. Megjithë zgjatjen e armëpushimit midis dy gjeneralëve më të lartë të vendit, beteja për pushtet ka shkaktuar qindra viktima ndërsa mijëra të tjerë janë larguar.

Sudanezët e zakonshëm të cilët janë mes zjarrit të kryqëzuar, numri i viktimave arriti në 411 persona. Kjo u bë e ditur nga sindikata e mjekëve të Sudanit, e cila monitoron numrin e viktimave. 

Në disa zona brenda dhe përreth kryeqytetit, banorët raportuan se dyqanet po rihapen dhe normaliteti po kthehej gradualisht, ndërsa shkalla e luftimeve u zvogëlua pas armëpushimit të brishtë.

Por në zona të tjera, banorët e tmerruar raportuan për shpërthime dhe luftëtarë që plaçkisin shtëpitë. Në javën e tretë të luftimeve janë plagosur 2,023 civilë, megjithëse numri i vërtetë pritet të jetë shumë më i lartë. 

Ministria sudaneze e Shëndetësisë tha se numri i përgjithshëm i viktimave, përfshirë luftëtarët, ka shkuar në 528 persona, 4,500 janë të plagosur.  Në qytetin e Genena, kryeqyteti provincial i Darfurit Perëndimor i shkatërruar nga lufta, dhuna e ka vrarë 89 persona. Apnews

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›