E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Konflikt mes disa personave në Tiranë, arrestohet 37-vjeçari, qëlloi në ajër me armë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 37-vjeçar me iniciale Xh. C, i cili pas një konflikti fizik me disa persona, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në Rrugën e Dibrës.

Sipas burimeve nga policia “Shtetasi Xh. C., rreth orës 03:00, së bashku me shtetasit F. Xh., A. Xh., M. K., dhe E. C., janë konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit K. K., V. Q., F. N., A. N., dhe gjatë konfliktit shtetasi Xh. C., ka qëlluar më armë zjarri në ajër”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, e dyshuar e përdorur nga ky shtetas, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›