Bllokohet Himarë-Vlorëprotestë përvdekjen e 35 vjecarit
HIMARE- Banorët e Himarës kanë bllokuar aksin kombëtar Himarë – Vlorë që prej orës 22 të mbërmjes së djeshme pak orë pasi një bashkëqytetar i tyre u gjet i vdekur në dalje të Himarës për në drejtim të Vlorës.
Viktima Aristotel Guma, 35 vjec ka qenë duke udhëtuar me motor kur është përplasur nga një makinë tip Audi 3 me ngjyrë gri dhe pa targa.
Bllokohet aksi
Banorët kanë bllokuar me gurë rrugën që prej orës 22 të mbrëmjes së të entjes dhe nuk lejojnë asnjë makinë të kalojë. Afër vendit ku është gjetur motori banorët kanë vendosur një parullë me germa në greqisht ku kërkojnë drejtësi, pasi sipas tyre vrasja e 35 vjecarit ka qenë e qëllimshme. Banorët janë vendosur në aks dhe thonë se nuk do të lejojnë të kalojë asnjë makinë deri në përfundim të varrimit të të riut. Ceremonia është caktuar për në orën 12.00.
Ngjarja
Banorët thonë se 35 vjecari është vrarë. Sipas banorëve makina ka përplasur 35 vjecarin që po udhëtonte me një motor ndaj një shtylle dhe më pas e ka marrë zvarrë motorin disa metra më tutje. Më pas autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe kanë hyrë në një rrugë dytësore, ku dhe janë ndaluar nga policia.
Mësohet se në komisariat janë shoqëruar si autorë të ngjarjes 3 persona. Policia nuk ka dhënë ende një version të saktë të ngjarjes, por ka thënë se vazhdojnë hetimet.