E Diel, 1 Nëntor 2026

Himarë, bie në humnerë autobusi, 12 viktima vajza

Himara (google map)

I PËRDITËSUAR

17:20 – Dy helikopterë mjekësorë janë nisur për në Himarë, ku njeri prej të cilëve është rrugës për në kthim. Numri i të plagosurve në këtë aksident është i madh dhe drejtë Spitalit Ushtarak në Tiranë të dërgohen të plagosurit rëndë. Sipas policisë deri tani nga autobusi janë nxjerrë rreth 20 të plagosur.

17:00 Situata në vendngjarje paraqite e rëndë. Njoftohet se me ndërhyrjen e policisë është mundësuar dërgimi i të plagosurve për në Spitalin Ushtarak ndërsa të plagosurit lehtë janë dërguar në spitalin e Himarës.

Nga të dhënat e policisë, raportohet se numri i viktimave ka shkuar në 12 dhe mësohet se në autobus ndodheshin 49 studentë, shumica vajza. Studentët janë të universitetit Aleksandër Xhuvani të Elbasanit, të degës Gjuhë-Letërsi dhe po zhvillonin një ekspeditë me studentë dhe pedagogë. Autobusi i rrëzuar është me targa EL 22 74 B.

*   *   *

Një autobus me rreth 50 nxënës ka dalë nga rruga duke përfunduar në një humnerë 100 metra në vendin e quajtur Qafa e Vishës në afërsi të qytetit të Himarës.

Drejtë vendngjarjes janë nisur Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe helikopterë nga Tirana ndërsa kanë mbërritur ambulanca nga spitali i Vlorës dhe Sarandës.

Autobusi është me targa të Elbasanit dhe ka rënë në Qafën e Vishës pranë Urës së Vishës. Në autobus ndodhen maturantë që shkonin drejtë Sarandës. Numri i viktimave dyshohet se deri tani ka shkuar në pesë ndërsa për të plagosur ende nuk ka një shifër.

Vendi ku ka rënë autobusi është terren i pjerrët dhe është shumë e vështirë për të ndërhyrë forcat e rendit në mënyrë që t’u jepet ndihmë të plagosurve.

Segmenti i ngjarjes ndodhet në hyrje të Himarës dhe përbën një nga më të vështirët në të gjitha rrugët e bregdetit jugor, pasi përbëhet nga kthesa të shumta dhe të rrezikshme.

Vijon…

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›