E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Shqipëria në rrugën e duhur drejt BE-së

Kreu i LSI-së, Ilir Meta

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka deklaruar se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt Bashkimit Europian, por duhet të ecë më shpejt drejt reformave.

Duke folur në konventën e LGI-së për qarkun e Lezhës, Meta ka theksuar se LSI-ja ka dhënë kontribut maksimal për reformat e përafrimit me BE-në.

Ai ka theksuar më tej se në një Ballkan të trazuar, stabiliteti i Shqipërisë është i domosdoshëm.

Na duhet një vend që forcon institucionet, shtoi Meta.

Meta gjithashtu ka theksuar se LGI është një zë i fuqishëm i gruas për një shoqëri më të drejtë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›