Himarë, bie në humnerë autobusi, 12 viktima

Autobusi i aksidentuar
I PËRDITËSUAR - 20:10 – 10 të plagosura ndodhen në spitalin e Vlorës. Vetëm njëra prej tyre mund të transportohet drejtë Spitalit Ushtarak në Tiranë pasi mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale të specializuar.
20:08 - Ministri i Transporti, Sokol Olldashi, ka dalë në një deklaratë për shtyp, ku tha se gjendja e rrugës nuk ka qenë shkak e aksidentit. Është një zonë rruge në gjendje të mirë pasi sapo është rikonstruktuar, shkaqet mbeten për tu verifikuar nga ekspertët por nga informacionet e para mësohet se nuk ka qenë gjendja e rrugës, tha Olldashi.
19:50 - Drejtues të Spitalit Ushtarak bëjnë të ditur se në dispozicion të të studenteve të plagosura janë 60 mjekë dhe 150 infermiere. Ndërsa 40 ushtarë po dhurojnë gjak.
19:35 - Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave në Ministrinë e Shëndetësisë, Pëllumb Pipero shprehet se 14 të plagosur janë dërguar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. Ndërsa të plagosurit e tjerë që ndodhen në spitalet rajonale të Sarandës apo Vlorës do të transportohen për në Tiranë nëse do të jetë e nevojshme.
19:30 - Dy meshkuj dhe 10 vajza janë viktimat. Sa i takon dy viktimave të seksit mashkull bëhet fjalë për drejtuesin e autobusit dhe një djali i cili ndodhej në autobus për të shoqëruar të fejuarën. Ndërsa sa u takon viktimave femra, nëntë janë nxjerr të pa jetë nga autobusi ndërsa një tjetër ka ndërruar jetë gjatë transportimit drejtë Spitalit Ushtarak.
19:23 - Dita e nesërme është shpallur nga Këshilli i Ministrave si ditë zie kombëtare. Ndërkohë në Spitalin Ushtarak sapo ka mbërritur një helikopter me dy studente të plagosura që ndodhen në gjendje të rëndë.

Të plagosura në spitalin e Sarandës
19:15 - Pas dhurimi të gjakut, lideri i opozitës ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku bëri thirrje që të bëhet çfarë është e mundur për shpëtimin e të plagosurve. I gjthë personeli po bën të pamundurën sepse është një moment jashtëzakonisht dramatik dhe duhet bërë çmos për të shpëtuar jetën e të gjithë plagosur dhe duhet të bërë çmos për të mbështetu me frymë të fortë solidariteti ata që janë në operacion qoftë këtu dhe qoftë në terren, u shpreh Rama.
19:00 - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, shprehet se në spitalin e Himarës, të plagosurve u është dhënë ndihma e parë. Ministri ka konfirmuar se deri tani janë 12 persona që kanë humbur jetën” ndërsa 10 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë. Brenda në autobus kanë qenë 33 persona.
18: 47 - Mësohet se një prej të plagosurve ka ndërruar jetë gjatë udhëtimit me helikopter. Ndërkohë, kreu i PS-së, Edi Rama dhe deputetë të PS-së kanë shkuar në Spitalin Ushtarak për të dhuruar gjak.

Të plagosurat
18:46 - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj shprehet se mendohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga ataku kardiak që ka prekur shoferi 52-vjeçarin, Pëllumb Çela. Burgaj bën të ditur se grupi hetimor po punon dhe të gjithë studentët janë nxjerr nga autobusi. Ai bën të ditur se janë dërguar në Tiranë për të ndihmë mjekësore të specializuar 7 të plagosur dhe pritet të dërgohen edhe tre të tjerë.
18:32 - Në spitalin Ushtarak në Tiranë kanë mbërritur të plagosurit e parë dhe po marrin ndihmën nga mjekët. Drejtuesit e spitalit kanë bërë thirrje që qytetarë tu vijnë në ndihmë të plagosurve duke dhuruar gjak pasi rezervat nuk janë të mjaftueshme.
18:22 - Për ngjarjen tragjike në Himarë ka reaguar Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Presidenti shprehur ngushëllim për familjen e studentëve që humbjen jetën dhe siguron se të gjitha strukturat e duhura të shtetit shqiptar janë ngritur në këmbë e janë mobilizuar duke punuar me një organizim për të administruar situatën dhe minimizuar përmasat e kësaj tragjedie të rëndë.

Studentet e plagosura
18:15 - Emrat e studenteve që ishin nisur për ekspeditë për në Sarandë: Adisa Çela, Aida Gjika, Alba Deda, Anisa Rusi, Anisa Hysa, Antoneta Saçe, Arta Ballabani, Aurora Molla, Desian Dani, Desiana Xheneti, Blerina Çereni, Denisa Guzi, Desilda Bytyçi, Doriana Kumria, Dorina Stafa, Elidoda Gjinaj, Elsa Daka, Elsa Shtylla, Eralda Bajrami, Eranda Baloshi, Eranda Bardho, Erjola Xhoi, Klejda Kela, Mirsie Biba, Oneda Kushi, Denisa Paja, Erdita Ortingari, Eriselda Gubere, Eriselda Çoku, Erjana Gështenja, Ermira Mana, Fabjola Shehi, Florie Peçi, Gerta Hasmeta, Griselda Zeneli, Griselda Bilani, Isjana Karifi, Isma Klosi, Johana Debinja, Juliana Kuqi, Juliana Tola, Kaltra Kollozhani, Laureta Cani, Lindita Kabashi, Lirie Hasa, Oliverta Dhëmbi, Olsiana Beqiri, Tisiana Hysa, Anisa Çobaj, Enkelejda Berberi, Adjola Musaku, Hanife Xhepexhiu, Anila Suli, Shegushe Haka, Oltiana Yzo.
18:10 -Për ngjarjen tragjike në Himarë ka reaguar edhe kryetari i opozitës, Edi Rama. Në reagimin e kreut të PS-së bëhet thirrje për solodarit kombëtar dhe përgjigjeje të gjithaneshme për të shpëtuar jetën e njerëzve.
18:02 - 22 të plagosur ku 10 janë në gjendje të rëndë. Ndërsa është konfirmuar që numri i viktimave është 11. Mes viktimave është edhe drejtuesi i autobusit, Pëllumb Çela.
17:56 - Për shkak të dëmtimeve të rënda disa studentë ende nuk janë nxjerr nga autobusi. Kjo pasi autobusi ka rënë nga mbi 80 metra lartësi dhe ka marrë dëmtime të rënda. Bëhet fjalë për 50 studentë të vitit të III-të të degës Gjuhë-Letërsi, bën me dije pedagogja Elvira Luma.
17: 42 - Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj janë nisur drejtë vendngjarjes. Ndërkohë sipas policisë deri tani nga autobusi janë nxjerr 25 të plagosur.
17:40 - Mësohet se nga Elbasani, sot janë nisur dy autobusë me 75 studentë dhe tre pedagogë. Bëhet fjalë për një ekspeditë 24-orëshe, ku studentët do të kalonin një natë në Sarandë dhe më pas do të ktheheshin për në Elbasan. Në dy autobusët ndodheshin 40 dhe 35 studentë dhe tre pedagogë. Nuk dihet me siguri se cila autobus ka rënë në humnerë.