E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, arrestohet një lituaneze

Drejtoria e Policisë Durrës

Durrës – Policia ka arrestuar për llogari të drejtësisë belge një shtetase lituaneze, e cila kishte disa vite që banonte në Durrës dhe ku ishte martuar. Ajo dyshohet se është e dënuar nga drejtësia belge me tre vjet heqje lirie.

Ndërkohë që kërkohej ajo ishte martuar në Durrës dhe kishte lindur tre fëmijë. Policia e Durrësit ka shkuar në banesën e saj dhe e ka arrestuar shtetasen J.H, 32 vjeçe, lindur në Lituani.

Sipas policisë, 32-vjeçarja, është dënuar për veprat penale të pjesëmarrjes në organizata kriminale, trafikim të qenieve njerëzore, shfrytëzim prostitucioni dhe emigracion klandestin. /M.Brunga/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›