E Diel, 1 Nëntor 2026

Tragjedia në Himarë, Berisha:Të bëhet çdo gjë për shpëtimin e jetëve

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha është informuaar për aksidentin e rëndë, me pasoja tragjike, që ndodhi në Himarë, në të cilin kanë humbur jetën një numër nxënësish, si dhe u plagosën shumë të tjerë.

Kryeministri Berisha, i cili ndodhet në Samitin e NATO-s në Çikago, është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përgjegjëse në Tiranë, për operacionin e ndihmës emergjente ndaj të aksidentuarve, për të cilët po kërkon të bëhet çdo gjë, për të shpëtuar jetën e tyre.

Kryeministri shpreh dhimbjen dhe pikëllimin e tij më të thellë, për viktimat dhe ndan zinë dhe u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›