E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama mbledh kreret vendore gati ankesat dhe protestat

09/09/2010Selia roze nis strategjine paraelektorale kembengulje per hapjen e fleteve te votimit

Kreu i Partise Socialiste ka kerkuar dje nga te zgjedhurit lokale ne rrethe paraqitjen e problematikave te zones se tyre. Kjo me qellim paraqitjen e tyre ne strategjine per protestat qe pritet te rikthehen ne Shqiperi. Pas takimit me aleatet Rama u ka kerkuar vendoreve qe te pergatiten per tubime ne rast se do te kete deshtim te bisedimeve mbi hetimin e zgjedhjeve ne vend. Ndersa duket se me verejtjet qe mazhoranca i ka bere propozimit per hetimin e zgjedhjeve rikthimi i protestave shihet se do te jete nje fakt i kryer.

Takimi

Kerkoj nga ju intensifikim te luftes politike ndaj Qeverise Berisha qeverise me te korruptuar ne bote mesohet te kete qene kjo porosia qe kryesocialisti Rama u ka dhene kryebashkiakeve te majte gjate takimit te zhvilluar ne ambientet e selise roze. Rama u ka kerkuar kryebashkiakeve te majte se duhet te angazhohen maksimalisht ne organizimin dhe zhvillimin e protestave ne qytete por edhe per ato ne bulevardin e kryeqytetit. Ne kushtet e mosarritjes se marreveshjes per zgjidhjen e krizes politike ne vend Partia Socialiste pritet tu rikthehet protestave ne te gjithe vendin ne kerkim te transparences se zgjedhjeve te 28 qershorit.Dua nga ju te angazhoheni per organizimin dhe zhvillimin e protestave ne rast se negociatat deshtojne u eshte drejtuar Rama kryebashkiakeve te majte. Lideri i opozites gjate takimit ka kerkuar te njihet me problemet ekonomike qe shqetesojne banoret ne qytetet ku drejton e majta.

Ankesat

Kreret lokale kane shprehur pakenaqesi per mungesen e fondeve nga Qeveria te cilat sipas tyre kane sjelle mosrealizim te projekteve te ndryshme. Ne te njejten linje ka qene edhe shqetesimi i Rames i cili mesohet te kete thene se mungesa e fondeve dhe shkurtimi i buxhetit lokal vjen pasi Qeveria po ruan parate per fushaten e zgjedhjeve te ardhshme lokale. Nderkohe mesohet se do te jete muaji tetor qe do te startoje me protestat e opozitareve. Strategjia pritet te jete e njejte me tubimet ne rrethe e me pas me bashkimin ne Tirane ku pjese serish do te jene aleatet e PS-se. Megjithate ende nuk eshte e qarte per hapat qe do te ndjeke PS-ja ne perfshirjen ne zgjedhjet lokale. Edhe vete Rama mesohet se ka kerkuar me pare zgjidhjen e ceshtjes se komisionit hetimor parlamentar dhe me pas nje kompromis mes paleve per zonat zgjedhore.

Eduart Shalsi

Toka te Shqiperia sot u shit me cmim te ulet

Partia Socialiste denoncoi dje cmimin e ulet te truallit te percaktuar nga Qeveria ne zonen e ekspozites Shqiperia sot. Deputeti Eduart Shalsi me nje harte Tirane ne krah te tij krahasoi cmimin me ate te zonave perreth. Me 26 nentor te vitit 2008 Sali Berisha dhe qeveria e tij kane miratuar cmimet e trojeve qe ndodhen ne bashkite e vendit perfshire ketu Bashkine e Tiranes. Ky eshte vendimi. Ky vendim per zonen ku ndodhet ish-ekspozita Shqiperia sot ka percaktuar nje cmim prej 426 000 lekesh per meter katror. Por shikoni cndodh vetem pak metra me tutje ne anen tjeter te Lanes po ky Sali Berishe ne te njejten dite me te njejtin vendim ka percaktuar nje cmim tjeter prej 1 200 000 lekesh per meter katror pra tri here me te larte. Vetem pak metra me tutje pas Shallvareve ne zonen e pallateve te Aviacionit cmimi eshte po 1 200 000 leke per meter katror. Te rruga Myslym Shyri vetem pak metra prapa ish-ekspozites po 1 200 000 leke per meter katror tha Shalsi. Nderkohe deputeti Shalsi beri publik edhe nje raport vleresimi per pronen te perpiluar nga nje komision i ngritur nga ministri Ruli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›