E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipertensioni, ushqimet që e parandalojnë

Kur planifikoni ushqimet, mendoni për zemrën tuaj. Zgjidhni një dietë që përfshin shumë fruta dhe perime. Rrini larg yndyrnave dhe shmangni ushqimet që janë me shumë yndyrna e të ngopura...

Hipertensioni i njohur edhe si shtypja e lartë e gjakut vazhdon të shfaqë shumë probleme shëndetësore tek pacientët e sëmurë. Por, në fakt, me studimet e fundit dhe hulumtimet e bëra në këtë fushë kjo sëmundje mund të parandalohet. Për këtë janë gjetur tetë mënyra nga Departamenti i Shërbimeve Njerëzore dhe Shëndetësore të Amerikës (U. S. Department of Health and Human Services) për parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Bini në peshë

Nëse mbani peshë trupore të shëndetshme ju i ndihmoni vetes në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut. Të kthehesh në peshën e shëndetshme nuk është edhe aq e vështirë. Ju mund të filloni duke ia kufizuar vetes porcionet e ushqimeve dhe gjërave tjera që hani e sidomos të ushqimeve me shumë kalori.

Nëse hani po aq kalori sa mund t’i digjni gjatë ditës ju do të mbani peshë trupore të shëndetshme. Po qe se hani me pak kalori se sa mund të digjni ju do të humbni peshë. Dhe humbja e peshës ju ndihmon në uljen e shtypjes së lartë të gjakut.

Kur planifikoni ushqimet, mendoni për zemrën tuaj. Zgjidhni një dietë që përfshin shumë fruta dhe perime. Rrini larg yndyrnave dhe shmangni ushqimet që janë më shumë yndyrna të ngopura dhe kolesterol. Të kesh zemër të shëndoshë të ndihmon në parandalimin e shtypjes së lartë.

Kujdes kripën

Kripa dhe sodiumi mund të rrisin shtypjen e gjakut. Pra, është me rëndësi që ju të lexoni etiketën e ushqimeve për përmbajtjen e tyre. Sugjerohet që mos të kaloni më shumë se 2400 gram apo një lugë çaji kripe në ditë. Po qe se hani ushqime në kanaçe, të procesuara apo ushqime të shpejta, bli ato të cilat janë me sasi të ulët të sodiumit.

Nëse e keni zakon të hidhni krip në ushqime, provoni të kufizoni atë shprehi, apo ndërprite njëherë e përgjithmonë. Ndoshta ju merr pak kohë të mësoheni me vetë shijen e ushqimeve me më pak kripë, por ndoshta do ta zbuloni se ushqimet kanë shije më të mirë dhe japin shijen e tyre të vërtetë kur përdorni më pak kripë.

Ushqimet e shpejta mund të kenë shumë sodium e nëse hani shpesh ushqime të shpejta provo të zgjedhësh ato të cilat janë me sasi të vogël të kripës dhe sodiumit. Nëse zvogëloni sasinë e kripës në ushqime, ju i ndihmoni vetes në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut.

Kujdes alkoolin

Rekomandohet që burrat të mos pinë me shumë se dy gota në ditë, kurse gratë jo më shumë se një gotë alkool në ditë.

Njëra nga mënyrat e natyrshme të uljes dhe kontrollimit të shtypjes së gjakut është të ushqehesh me dietë të pasur me potas, magnezium dhe kalcium të cilët janë treguar të jenë shumë efektivë. Gjithashtu ju duhet të fusni në dietë edhe acidet yndyrore dhe duhet të provoni të përmbaheni nga yndyrat e ngopura, sodiumi dhe sheqeri. Orvatjet tuaja për të kontrolluar shtypjen e gjakut do të përshpejtohen nëse ju gjithashtu i shtoni kësaj diete edhe ushtrimet fizike. Pas së gjithash nuk ka efekt të dukshëm nëse hani të gjitha ushqimet e duhura pastaj të qëndroni ulur gjatë gjithë ditës para televizorit.

Pra, ndoshta tani veç pyet cilat ushqime ju duhet t’i hani. Më poshtë keni 5 ushqimet e pasura me potas, magnezium dhe kalcium, të cilët janë vërtetuar si të dobishëm.

Spinaqi është ndër të parët në listë. Një dhurues i shkëlqyeshëm i magneziumit ai gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e trupit tuaj kundër sëmundjes së zemrës. Spinaqi gjithashtu është burim i natyrshëm i vitaminës B9, e cila ofron mbrojtje të trupit nga aminoacidi homoccisteines sasia e tepërt e të cilit është e njohur si shkaktar i goditjeve dhe sulmit në zemër.

Farat e lulediellit

Janë gjithashtu një burim shumë i mirë i magneziumit. Këto fara janë gjithashtu të pasura me fitosterol i cili ndihmon në zvogëlimin e niveleve të kolesterinës. Nivele të larta të kolesterinës në gjak mund të shkaktojnë ngushtimin e arterieve dhe kështu ngrihet shtypja e gjakut. Ju mund të përfundoni me sulm në zemër apo goditje nga kjo gjendje. Mos harro, duke pas parasysh që kripa nuk është e mirë për shtypjen e gjakut, vetëm farat e pakripura duhet të hahen.

Fasulet

Ofrojnë magnezium, potas dhe kalcium. Si anëtare të familjes së bimëve bishtajore, fasulet (kokrrat) janë të shumëllojshme. Ato jo vetëm që ofrojnë elementet esenciale por gjithashtu inkurajojnë trupin tuaj që të heq sodiumin.

Bananet janë të mira për energji të shpejtë por gjithashtu janë të pasura me potas dhe fibër. Potasa dhe fibra ndihmojnë trupin tuaj që të parandalojë sëmundjen e zemrës. Hulumtuesit në Indi kanë zbuluar së fundi se njerëzit që hanë 2 banane në ditë për një javë kanë arritur të menaxhojnë uljen e shtypjes së gjakut për deri në 10%. Bananet tashmë konsiderohen nga shkencëtarët si alternativë ndaj medikamenteve për shtypjen e gjakut.

Soja e cila gjithashtu është anëtare e familjes së bimëve bishtajore e ka vendin e vet në top 5 ushqimet. Përveç të formës së saj të natyrshme soja është bërë në shumë forma dhe madhësi të produkteve sikur qumështi sojës, miell e gjithashtu edhe hamburger sa për ti përmendur disa. Soja përmban isoflavon të cilët kanë treguar efekt në zvogëlimin e kolesterinës dhe nivelit të shtypjes së gjakut.

Ushtrimet

Ushtrimet janë faktor kyç në parandalimin e shtypjes së lartë të gjakut. Nëse tani për tani jeni shumë pak aktivë (ushtroni pak) fillo ngadalë dhe gradualisht rrit aktivitetin fizik derisa arrini së paku 30 minuta aktivitet fizik në ditë me ecje, vrapim, biçikletë e nëse gjeni kohë edhe body building. Nëse koha është në pyetje ju prapë do të përfitoni duke ndarë periudhat 30-minutëshe të aktivitetit ditor në sesione 10 apo 15-minutëshe.

Mjeku

Mëso se çfarë është hipertensioni për shëndetin tuaj dhe cilat medikamente ju rekomandohen për të trajtuar apo parandaluar hipertensionin.

Nëse mjeku ju përshkruan medikamente, merrini. Nëse keni hipertension dhe mjeku ju përshkruan medikamentet, mos u frikësoni të bëni pyetje apo nëse nuk jeni i sigurt shkoni dhe merrni mendimin e një mjeku tjetër. Pasi të kuptoni se pse po i merrni këto medikamente, vazhdoni me dozën e rekomanduar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›