Mediat perendimore 1990 do te behet me Shqiperine

fare shkruante 20 vjet me pare shtypi perendimor per ngjarjet ne Shqiperi Cila ishte kurba e zhvillimeve politike ne vendin e fundit te mbetur ne dukje akoma i paprekur nga vala e ndryshimeve demokratike ne Lindjen ish-komuniste Cilet ishin hapat qe po ndermerrte udheheqja e atrofizuar shqiptare per tu afruar me Perendimin dhe pse ky i fundit i vleresonte ato si te pamjaftueshme per te qene te besueshme
Ne vijim te ciklit Shqiperia moniste ne mediat perendimore 1945-1990 ne pjesen e dyte te dosierit tone mbi ngjarjet ne vitin acute90-te do vijojme me artikujt qe trajtojne periudhen maj-korrik 1990 ku si pike kulmore sigurisht se vleresohet eksodi i shqiptareve ne ambasadat e huaja perendimore. Revista amerikane Time i bashkengjitet kete radhe me artikujt e vet kolegeve te New York Times dhe gjermanoperendimoreve te Die Zeit dhe Der Spiegel duke ndare pikepamje te njejta e duke shprehur shprese e dyshim por edhe ankth e frike mbi ecurine e Shqiperise drejt reformave demokratike.
Do te gjejme edhe deklaraten e ish-ministrit te jashtem gjerman Hans-Dietrich Gensher mbi trazirat e kohes ne Tirane ashtu sikurse do te shohim edhe hapat e cale qe po ndermerrte regjimi i kohes per te dhene nje imazh sa me te pranueshem per Perendimin i cili gjithsesi prej ketyre te fundmit vleresohet vetem si pakez kozmetike mbi fytyren e rrudhosur e te pashprese tashme te realitetit qe ofronin ditet e fundit te soc-realizmit shqiptar. Keto dhe shumecka tjeter gjenden te plota e te rreshtuara ne menyre kronologjike ne materialin qe po vijoj te botoj per here te pare ne shqip edhe sot ne faqet e gazetes Standard.
Mijera pushtues ambasadash u lejuan te largoheshin por shteti i fundit i Evropes mbeti nje fuci baruti
Der Spiegel korrik 1990 Shqiperia pakez kozmetike
Nje ekstrakt spektakolar nga nje vend i padeshiruar Nje armate e tere anijesh se bashku me dy anijet italiane Appia dhe Espresso Grecia dy tragete greke dhe nje anije franceze u nisen nga Perendimi per te iniciuar nje aksion te Arkes se Noes ndermjet portit te Durresit dhe atij te Brindizit per te marre rreth 5000 shqiptare te futur ne ambasada pas dy javesh pushtimi - dramatike.
Deri ne oret e fundit akoma nuk dihej nese nga takimi i kryetarit te shtetit dhe te partise Ramiz Alia 64 vjec me ndermjetesin e OKB-se Steffan di Misurado do te ndermerrej nje zgjidhje e perbashket simultane kunder forcave staliniste ne regjimin shqiptar. Ky veprim ishte nje aventure e rrezikshme - do te shprehej nje diplomat nga Tirana.
Me shume se 3000 refugjate ishin strehuar ne Ambasaden Gjermane gjate dy javeve te fundit. Ushqimet dhe lengjet per te pire mungonin kushtet sanitare kishin arritur ne minimumin e mundshem. Ndertesa e sapondertuar e Ambasades ka vetem tete tualete.
51 shqiptare te cilet ishin futur ne ambasaden ceke u derguan naten e se martes me makinen e Presidentit cek Vaclav Havel drejt Prages.
Diplomatet e Bonit presupozojne se trajtimi favorizues i Prages ka te beje me numrin e pakte te emigranteve. Nga njerez brenda ne Tirane iu vu theksi me shume efektit te sinjalit te deshiruar te Alise perkundrejt luftetarit per te drejtat e njeriut dramaturgut te njohur Havel dhe bisedave ekonomike ndermjet Republikes Ceke dhe Shqiperise.
Mesymja ndaj ambasadave i kujtoi mbare botes se pas revolucioneve te Bllokut Lindor tashme te copetuar jeton ende nen thundren staliniste nje popull thuajse i harruar.
Qe nga vdekja e diktatorit komunisto-nacionalist Enver Hoxha ne vitin 1985 me me shume se 40 vjet shtypje e represion te izoluar nga e gjithe bota te kontrolluar nga sherbimi i fshehte Sigurimi ndash qe posedon me shume se 50 000 bashkepunetore dhe informatore krahasuar me numrin e popullsise prej 3.3 milione eshte me i madhi ne bote - shqiptaret nuk moren guximin deri me renien e perdes se hekurt te ngriheshin kunder terrorit te partise ne pushtet.
Kjo ndryshoi fillimisht me fundin e revolucionit te pergjakshem ne Rumani vitin e kaluar. Nga televizionet jugosllave italiane dhe ato greke shqiptaret u bene deshmitare te kryengritjeve popullore ne Timishoara dhe Bukuresht si dhe fundit te pergjakshem te familjes te diktatorit Caushesku.
Ne fund te dhjetorit u zhvilluan demonstratat e para ne qytetin verior te Shkodres te cilat u pasuan ne te gjithe vendin me demonstrata te ngjashme nen emrin Revolucioni i heshtur Dhjetemije njerez ecen ne heshtje permes qytetit pa formuluar qellime e kerkesa.
Ne heshtje demonstruan edhe studentet ne Tirane ne fillim te vitit ndaj zeri u ngrit per here te pare ne qytetin e vogel te Kavajes gjate nje ndeshje futbolli ku skuadra vendase ndeshej me ate te Partizanit. Ne stadiumin e tejmbushur u degjuan papritur fjalet Demokraci demokraci dhe Poshte familja e Enver Hoxhes Librat e udheheqesit te madh Enver Hoxha u dogjen ne publik. Gjate perleshjes me policine e fshehte pati kater te vdekur.
Qe prej asaj kohe iku si frika ashtu edhe durimi i shqiptareve. Parrullat nisen te shkruheshin fshehtas naten ne muret e shtepive. Ne te gjitha vendet haseshin tekste si Poshte Caushesku shqiptar Kurre me Stalini si dhe Rrofte Evropa dhe Gorbacovi.
Per partine dhe kryetarin e shtetit Alia ky ishte nje sinjal qe ai te mos kishte me kohe per te kontrolluar programin e vet ne rast se ai do te shpetoje pushtetin e partise.
Ramiz Alia nuk ka lindur per te qene reformator. Nxenesi shembullor i Hoxhes dhe shefi i ideologjise se Partise i cili sipas te dhenave zyrtare vjen nga Shkodra ne te vertete duket se eshte rritur ne Podgoricen jugosllave dhe ndryshe nga paraardhesit e vet e ka kuptuar qe popullin nuk mund ta mbash te mbyllur ne kafaz ndash thirrja e lirise del drejt nga eteri.
Pragmatiku Alia paralajmeroi qysh ne muajin prill nje program reformash te cilin e beri publik ne plenumin e Komitetit Qendror te PPSH-se ku i shpallet e nje lufte e drejtperdrejte kokave te ngurta te partise te trasheguara nga koha e Enver Hoxhes. Ne fjalimin e tij ai i cilesonte ata si elemente reaksionare brenda aparatit shteteror te cilet nuk kuptojne kuptimin e ketij zhvillimi.
Vetem tani u sulmuan nje pjese e ketyre reaksionareve. Ne nje plenum krize te Komitetit Qendror fundjaven e kaluar Alia perjashtoi 3 nga 13 anetare te Byrose Politike dhe pushoi 6 nga 15 ministrat e tij.
Me te rendesishmit ishin ministri i Mbrojtjes Popullore Prokop Murra 68 vjec dhe ministri i Brendshem famekeq njekohesisht edhe shefi i policise sekrete Simon Stefani 61 vjec.
Te dy ishin gjate regjimit te Hoxhes ne krye te partise. Ata i perkisnin te ashtuquajturit klani i naftes nje rrjet i cili gjate kohes qe punonin ne Kombinatin e perpunimit te thelle te naftes ne Qytetin Stalin bene karriere ne parti e qe njihen vecanerisht si dogmatike.
Edhe vejusha e Hoxhes Nexhmia 69 vjec luan nje rol shume te rendesishem ne grupin e kokave te nxehta me pak me punen e saj si kryetare e organizates se masave Fronti demokratik sesa si nje figure perfaqesuese e te djeshmeve te perjetshem. Per te rrezuar vejushen e kuqe Alia nuk kishte shume force.
Edhe vendosja e njerezve te rinj ne postet me te rendesishme nuk ka domethenien e nje kompromisi qe zgjat shume Ministri i ri i brendshem Hekuran Isai 57 vjec i cili e kishte pasur edhe me pare postin e Ministrit te Brendshem deri ne 1989 renditet ne shoqerine reaksionare te klanit te naftes.
Nje student i cili e cileson veten si opozitar te fshehte te regjimit e quan kete riorganizim nje fitore te xhaketave te vjetra. Alia sipas studentit nuk eshte as me pak e as me shume se Honeker-i dhe Krenz-i te bashkuar ne nje person te vetem dhe nuk perbejne ende nje ndryshim te vertete ne thelb.
Gjithsesi Alia perpiqet ta zbuse popullin e ta marre me te mira Ai do te fuse shperblimet sipas rendimentit ne pune te ardhurat minimale do te rriten me 20. Ndermarrjet duhet te marrin hap pas hapi me shume fuqi zejtaret e vegjel mund te punonin privatisht madje edhe bashkepunimi i ndaluar rreptesisht me Perendimin tanime do te lejohej.
Shume pak dhe shume vone. Ne kombinatin metalurgjik te Elbasanit jane futur ne greve ne shenje solidarizimi 10 000 punetore ne mbeshtetje te emigranteve te ambasadave ndersa ne qytetet e Shkodres dhe te Kavajes ka pasur perseri trazira.
Akoma edhe me e rrezikshme Gazeta e Beogradit Vecernje novosti njofton qe rreth e rrotull Tiranes rrine te fshehur me mijera shqiptare qe te zene vendin e emigranteve te futur ne ambasada pas largimit te tyre. Shtetet fqinje Greqia dhe Jugosllavia kane rritur numrin e trupave ne kufi ne rast te nje eksodi te pergjithshem. Greket mund te merrnin ne mbrojtje pakicen e tyre - 300 mije minoritare qe jetonin ne jug te Shqiperise.
Shqiperia eshte fuci baruti thote njeri nga studentet opozitare mbi gjendjen ne atdheun e vet dhe pakez kozmetike nuk do ta shmangte dot shperthimin.
Marre nga Der Spiegel 16.7.1990
Die Zeit 1990 Te zhgenjyer nga sjelljet e Alise
A mos ishin nxituar vezhguesit gjate javeve te shkuara kur thoshin se ne vendin e skipetareve po pergatitet nje hapje e vendit drejt botes A mos po shkon shume ngadale procesi demokratizues per shqiptaret ne bastionin e fundit ortodoks komunist ne Evropen Lindore Ashpersia me te cilen forcat e sigurise reaguan ndaj njerezve qe kerkuan azil ne ambasadat e huaja hedh dyshime te forta mbi deshiren e shefit te shtetit Ramiz Alia per te bere perpara me reforma. Ne trazirat ne Tirane thuhet se jane plagosur shume njerez madje flitet se ka pasur edhe kater te vdekur.
Nese keto informacione do te vertetoheshin do te ishin nje barre e rende ne perpjekjet e bera nga Ramiz Alia deri me tani. Te shtenat mbi refugjatet nuk i pergjigjen frymes dhe akteve te OSBE-se u shpreh ministri i Jashtem Gensher. Pas nje vetizolimi prej disa dekadash Shqiperia tashme ka bere te ditur se ka interes te anetaresohet ne Konferencen per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope. Trazirat ne Tirane lidhen me mosbesimin ne rritje te popullsise mbi shtypjen e vazhdueshme si dhe me ligjin e ri qe hyri para pak javesh mbi leshimin e pasaportave te udhetimit per te gjithe shtetasit shqiptare e qe ne fakt u eshte siguruar vetem nje numri personash te perzgjedhur. Me shume gjasa njerezit kane marre me shume guxim qysh nga largimi i gjashte vellezerve Popa ne fund te muajit prill. Per me shume se pese vjet kjo familje kishte qendruar e ngujuar brenda Ambasades Italiane para se Tirana pas negociatash te shumta te terhiqej nga qendrimi i saj duke hequr kesisoj edhe pengesen me te madhe per permiresimin e marredhenieve me Italine. Deri ne ate kohe Ramiz Alia ndash nga frika se mos kjo gje imitohej edhe nga te tjere ndash kishte kerkuar vazhdimisht dorezimin e azilkerkuesve.
Gazeta Die Zeit 6.7.1990
Time maj 1990 Shqiperia dhe me pas ska me tjeter
Pertej kalendarit revolucionet e 1989-s akoma nuk kane perfunduar. Pasi vendet e Bllokut Lindor u tronditen nga ndryshimet politike gjate vjeshtes se shkuar nje regjim komunist ne Evrope ia doli ti rezistonte termetit politik pa lagur. Tashme rreth gjashte muaj me vone lidershipi i Shqiperise se vogel po e humbet pozicionin e vet ultrastalinist. Javes qe shkoi Parlamenti ne Tirane votoi nje seri reformash me karakter politik dhe legjislativ te cilat mund te shenojne fillimin e fundit te dekadave represion dhe izolim.
Vendi me i prapambetur dhe me i varfer i kontinentit Shqiperia eshte nje pyke e mirefillte ne rajonin e Ballkanit me shtrirje ne Adriatikun Jugor - mes Jugosllavise dhe Greqise. Nje vend agrar ku punetoret fitojne mesatarisht 85 dollare amerikane ne muaj dhe vendi eshte sa i dobet ekonomikisht aq edhe politikisht. Shqiperia madje pati nderprere marredheniet edhe me Bashkimin Sovjetik ne vitin 1961 dhe me Kinen ne 1978 pasi keto superfuqi eksperimentuan me heret me reformat e tyre liberalizuese. Qekurse ai u vendos te pasonte ish-udheheqesin Enver Hoxha te vdekur tashme ne vitin 1985 Presidenti Ramiz Alia 65-vjecar ka modifikuar ne menyre graduale politikat me kryesore te ndjekura nga paraardhesi i vet ne menyre strikte.
Ligjet e aprovuara gjate sesionit dyditor te javeve qe shkuan ne Kuvendin Popullor me 250 anetare jane dicka e ndryshme prej tyre. Ne dekretin e vet me simbolik Kuvendi beri me dije se per here te pare qe nga ardhja e komunisteve ne pushtet ne 1944 shqiptaret do te gezonin te drejten per te udhetuar te lire jashte shtetit. Megjithese shume nga qytetaret e vendit jane te varfer per te levizur jashte kufizimet e deritanishme jane hequr plotesisht. Ligji i ri pra parasheh se edhe emigrantet shqiptare do te kene te drejten me ne fund per te shkuar e tacuteu bejne vizita familjareve te tyre ne shtepi dhe mijera syresh nderkohe po bejne plane per ta ndermarre kete hap. Pervec kesaj Kuvendi vendosi qe te shfuqizoje nje ligj per ndalimin e ushtrimit te besimit fetar qe kishte 24 vjet qe ishte ne fuqi I cili ne menyre te permbledhur do te thote perndryshe rihapje te xhamive myslimane dhe kishave katolike romane dhe atyre ortodokse greke te cilat jane perdorur gjate regjimit komunist kryesisht si muzeume dhe ambiente per klubet sportive.
Duke ndermarre hapa te rendesishem legale qeveria rivendosi kesisoj Ministrine e Drejtesise e cila kishte pushuar se ekzistuari ne vitin 1966 dhe vendosi ne krye te ketij dikasteri nje keshilltar te ngushte te z. Alia. Keqberesve nen hetim u sigurohet e drejta per te pasur nje avokat nga momenti i arrestimit dhe numri i denimeve kapitale u reduktua nga 34 ne njembedhjete. Sipas Nicholas Pano nje specialisti te ceshtjeve shqiptare nga Universiteti i Illinoit Perendimor Western Illinois University Shqiperia e ka marre seriozisht ndarjen nga trashegimia e saj staliniste.
Pas lajmeve per reforma ne vend fshihet deshira e Presidentit Alia per te rivendosur marredhenie me shumicen e vendeve te botes me te cilat deri me tani vleresoheshin si te fjetura. Zevendeskryeministri Manush Myftiu tha ne sesionin parlamentar te javes qe shkoi per shembull se qeveria e Tiranes deshiron tacutei bashkengjitet Konferences per Sigurine dhe Bashkepunimin ne Evrope e cila deri me tani numeron 35 anetare. Para se te ndermerret ky hap gjithsesi duhen te aplikohen disa kerkesa baze te KSBE-se qe kane te bejne me te drejtat e njeriut ku perfshihen liria e levizjes dhe te drejta te tjera civile. Edhe OKB-ja po i hedh serish syte nga Shqiperia Sekretari i Pergjithshem i OKB-se Havier Perez de Kuelar beri viziten e tij te pare ne Tirane javen qe shkoi. Ne Uashington nje zedhenes i Departamentit te Shtetit deklaroi me optimizem se tashme dera eshte e hapur per rivendosjen e marredhenieve diplomatike mes SHBA-se dhe Shqiperise. Megjithese procesi sapo ka nisur duket qartazi se trazirat e vitit te fundit me karakter politik kerkonin pikerisht ate cka per dekada te tera izolimi deshtoi te bente te bindte Tiranen se eshte koha per te dale nga akulli.
Revista amerikane Time 21 maj 1990