Nëna e Bleones për zhdukjen e vajzës

Tete muaj pas zhdukjes se Bleona Mates ne Zapod te bukësit, nena e saj Bukuria akuzon publikisht pese vajzat qe ndodheshin ne kullote, përfshire edhe hallën e vajzës. Sipas nenës, dy janë motivet kryesore te zhdukjes: përfitim parash ose presion nga rrëmbyesit. Bukuria fajëson edhe te shoqin dhe familjaret e tij se nuk kane bere sa duhet për gjetjen e vajzës. Zhdukja e Bleones e beri te pamundur bashkëjetesën me çiftit Mata. Pak dite me pare ata janë përballur ne një seance ne gjykatën e Kukesit, ku bukuria ka kërkuar zgjidhje kurore. Sipas saj, bashkëshorti është larguar ne Tirane prej gjashte muajsh, madje duke marre edhe te birin me vete. Por nga ana tjetër i shoqi e akuzoi atë si përgjegjësen kryesore ne humbjen e vajzës. Ndërkohë, gruaja ka kërkuar ne gjykate kujdestari te djalit, por edhe te Bleones nëse gjendet.
Shpërndaje