Krishtlindjet mes lutjesh e qirinjsh

Imzot Rrok Mirdita u beri thirrje besimtareve te udhehiqen nga miresia dhe drejtesia
Mes lutjesh e qirinjve te ndezur mijera besimtare katolike e ortodokse kane kremtuar dje Krishtlindjen. Meshat e filluara prej se premtes ne mesnate ne mjaft qytete te vendit kane mbledhur besimtare katolike te cilet i jane bashkuar festes se madhe kremtimit te lindjes se Krishtit ndersa ne te gdhire te mengjesit te se shtunes shqiptaret e besimit ortodoks ndoqen meshen dhe ndezen qirinj ne Kishen Autoqefale.
Festimi
Me qirinj nder duar duke u lutur per paqe dhe gezim qetesi dhe dashuri besimtaret e krishtere kane kryer ritet fetare rreth mesnates ne nje atmosfere festive. Ceremonia kryesore eshte zhvilluar ne Katedralen e Shen Palit ne Tirane ku kane qene te pranishem krahas qytetareve te shumte edhe politikane. Imzot Rrok Mirdita drejtoi meshen duke u uruar besimtareve shume dashuri dhe paqe. Mesha nisi me kendimin e liturgjive pjese nga Bibla.
Imzot Rrok Mirdita theksoi Ne bote mungon paqja por udha e paqes eshte udha e dashurise. Ne marredheniet me te tjeret gjejme veten - u tha Imzot Rrok Mirdita besimtareve. Dita e Krishtlindjeve - tha kreu i Konferences Ipeshkvnore Rrok Mirdita - na kujton te gjitheve se sa te nevojshme jane falja pajtimi dhe meshira. Me qirinj nder duar duke u lutur per paqe dhe gezim qetesi dhe dashuri besimtaret e krishtere kane kryer ritet fetare rreth mesnates ne nje atmosfere festive. Ndersa ne oret e para te mengjesit te sotem Kryepeshkopi i Tiranes Durresit dhe i gjithe Shqiperise Hiresia e Tij Anastas Janullatos ne meshen e mbajtur iu drejtua besimtareve me urimin per te qene me te dashur me njeri-tjetrin si dhe te respektojme cdo forme njerezore.
Mesha tradicionale e kremtimit te lindjes se Krishtit eshte mbajtur nga Kryepeshkopi Anastasi. Besimtaret kane kryer te gjitha ritet e kesaj feste ne kishe te cilat per ta jane shume domethenese.
Festa me e madhe ne bote. Une u uroj te gjithe besimtareve shendet gezim hare paqe dhe te mos kemi me sherre ne politiken shqiptare - tha nje besimtare.
Qiriu ka shume rendesi per ne te krishteret ai eshte drita. I ndihmofte Zoti te gjithe - u shpreh nje tjeter.
Pergjate dites se djeshme pati gjithashtu ceremoni festive ndersa kreret e shtetit shqiptar te zhvilluan vizita ne Katedralen e Shen Palit dhe ne Kishen Ortodokse ne Tirane per te percjelle urimet e tyre per besimtaret katolike dhe ata ortodokse. Festa e Krishtlindjes vijon me pas me dreken tradicionale ne te gjitha familjet e besimtareve te krishtere te cilet festojne me te afermit dhe shkembejne urime ndermjet tyre. 25 dhjetori dita e shenuar e lindjes se Jezu Krishtit qe kremtohet ne gjithe boten si dita e shpreses paqes dhe dashurise njerezore edhe ne Shqiperi mbas viteve 90 kur u lejua besimi fetar krijoi traditen e saj duke u shenuar krahas festave te tjera tradicionale ne kalendarin e vitit.
Betlehemi
Betlehemi eshte qyteti i lindjes se Krishtit para dy mije vjetesh i cili erdhi ne jete ne nje kasolle. Ne sherbesat qe i paraprijne Krishtlindjes lexohen pjeset e Dhiates se Vjeter rreth lindjes se Krishtit duke theksuar profecine e Mikeas e cila e parathote Bethlehemin si vendlindjen e Shpetimtarit dhe profecite e Isaise rreth ardhjes dhe karakterit te Mesias Vete Zoti do tju jape nje shenje Ja nje virgjereshe do te mbetet me barre dhe do te linde nje femije te cilin do ta quajne Emanuel qe do te thote Perendia eshte me ne Isaia 714-15. Sepse na ka lindur nje femije nje djale na eshte dhene. Mbi supet e tij do te jete mbreterimi dhe do te quhet i Mrekullueshem Keshilltar At i Perjetshem Princ i Paqes. Nuk do te kete te sosur rritja e mbreterimit dhe paqes se tij Isaia 96-7.
Festa e Krishtlindjes quhet edhe Lindja ne Mish e Zotit dhe Perendise dhe Shpetimtarit tone Jezu Krisht. Ne Krishtlindje kremtohet lindja si njeri e Birit te Perendise te atij qe se bashku me Atin dhe Shpirtin e Shenjte eshte me te vertete Perendi ne jete te jeteve. Prandaj ne Kishe kendohet Virgjeresha lindi sot te permbiqenshmen Fjale edhe dheu i blaton te paafruarit shpellen Engjejt me barinjte po lavderojne Maget pra bashke me yllin po udhetojne se per ne ka lindur Krishti si djale foshnje i parejeteshmi Zot.
Festa e Krishtlindjes eshte kremtimi i shpetimit te botes nepermjet Birit te Perendise i cili u be njeri per ne qe me anen e tij ne te mund te behemi hyjnore bij te Perendise Ate me ane te banimin nder ne te Shpirtit te Shenjte.
Festime edhe ne rrethe
Besimtaret e krishtere ne Korce u mblodhen ne katedralen Ringjallja e Krishtit ku u kryen sherbesat e rastit. Mitropoliti i Korces hiresia e tij Johani gjate meshes se krishtlindjeve theksoi se krishtlindja na sjell gjithmone lajmin e gezuar qiellor se lindi shpetimtari i krijimit dhe i gjithesise dhe na ben thirrje qe te meditojme rreth ketij lajmi.
Pas meshes hiresia e tij Johani priti vizita ne Mitropoline e Korces. Festa e Krishtlindjeve po festohet dhe neper lokale dhe pikat turistike te Voskopojes dhe Dardhes.
Pas ores 0000 besimtaret katolike mbushen kishen Shen Piu X ku famullitari Emilio Valente drejtoi meshen. Edhe ne kishen ortodokse Shen Maria brenda kalase se qytetit te Elbasanit famullitari Ate Nikolla Marku mbajti meshen e rastit duke percjelle mesazhe per miresi dashuri dhe tolerance. Urime ne kete dite percollen dhe perfaqesues te pushtetit lokal.
Krishtlindja mbodhi ne Kishen e Shen Mehillit ne lagjen Varosh si dhe ne Kishen Shen Sotiri ne lagjen Pazari i Vjeter mijera besimtare ortodokse qe mbanin ne duart lule dhe qirinj simbol i paqes dhe dashurise per Jezu Krishtin. Ate Theodhori Nikolla udheheqesi i meshes ne Kishen e Shen Mehillit lexoi mesazhin e urimit te Kryepeshkopit te Kishes Ortodokse-Autoqefale Hiresia e Tij Anastasios Janullatos. Edhe ne kishat e rrethit te Permetit Tepelenes Sarandes Delvines besimtaret ortodokse dhe katolike festuan lindjen e Krishtit.
Qindra besimtare te krishtere por edhe te besimeve te tjera moren pjese ne meshat e organizuara gjate nates dhe ne oret e para te mengjesit ne Kishen Katolike te ketij qyteti dhe ne Kishen Ortodokse te Shen Theodhorit. Naten e Krishtlindjeve ne Kishen Ortodokse te Shen Theodhorit u zhvillua Mbremesorja e Madhe e Krishtlindjeve dhe Mesha Hyjnore me pranine e dhjetera besimtareve qe u drejtua nga Ate Konstandin Prifti. Ne oret e mengjesit dhe paradites u zhvillua Sherbesa e Mengjesores dhe Mesha Hyjnore qe u drejtuan nga Mitropoliti i Shenjte i Beratit Vlores Kanines dhe gjithe Myzeqese Ignat Triandis. Duke folur perpara besimtareve ai tha se ne kete dite solidariteti mes njerezve eshte me i dukshem dhe jeta merr dimensione te tjera. Atmosfera me Kishen Katolike dhe ate Ortodokse te Shen Theodhorit ishte po aq festive edhe gjate oreve te paradites.