Moti, java vjen me reshje shiu

Fillimi i javës do te shoqërohet me reshje shiu, te cilat me te dendura mendohet te jene ne veriperëndim dhe veçanërisht ne Shkodër. Ne qytetin e përmbytur parashikohet te bien te paktën 10 milimetër shi, ndërsa 40 te tjerë kane rene ne te gdhire te se dielës. Por te paktën ditët e fundit te këtij viti, niveli i ujit mund te vazhdoje te bjere. Sinoptikanet parashikojnë qe te mërkurën ne vend te rikthehet moti i kthjellet, por me temperatura qe do ulen te paktën 4 grade. Edhe nata e vitit te ri pritet te vije me kohe te thate, por te ftohte. Ne zonat malore temperaturat do te shkojnë deri ne - 4 grade celsius. Ndërsa aty ku lartësia shkon mbi 1 mije metër do te ketë dëbore te paket. Por viti 2011, pritet te sjelle serish reshjet e shiut ne vend, duke rrezikuar te riktheje situatën e përmbytjeve te këtij fillim viti.
Shpërndaje