E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hipoteka, pagesat bëhen në bankë

TIRANË - Për çdo pagesë të bërë pranë zyrave të Hipotekave me vlerë mbi një mijë lekë, qytetarët duhet t'u drejtohen bankave. Zyra e Qendrore e Hipotekave ndryshon mënyrën e kryerjes së pagesave nga qytetarët, duke shmangur sportelet e këtij institucioni.


Nëse kanë për të bërë një pagesë pranë zyrës së hipotekës, fillimisht qytetarët duhet të pajisen me një faturë arkëtimi nga ky institucion, ndërsa më pas mund t'u drejtohen bankave për kryerjen e saj.


"Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, tërheq vëmendjen se individët apo subjektet duhet të paraqiten në sportelet e bankave për të realizuar derdhjen e mjeteve monetare në llogaritë e Thesarit, vetëm pasi të jenë pajisur nga ZVRPP-të me Faturën e Arkëtimit", - shpjegon Zyra Qendrore e Hipotekave.


Tashmë zyrat vendore të hipotekave janë pajisur me këtë faturë dhe qytetarët mund të paraqiten për tërheqjen e tyre. Vendimi për ndryshimin e vendit të pagesës së detyrimeve ndaj hipotekave vjen pas përcaktimit të kësaj forme në ligjin për menaxhimin e buxhetit, si dhe udhëzimin e ministrit të Financave, Ridvan Bode.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›