E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i lejeve te legalizimit, praktika

Udhezimi i miratuar parashikon regjistrimin e lejeve te legalizimit ne te gjitha rastet qe mund te shfaqen, si ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne pronesi te atij qe ka ndertuar, ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele qe eshte ne pronesi te shtetit, dhe ne rastet kur pasuria e legalizuar ndodhet ne nje parcele ne pronesi private. Ne rastin e fundit do te procedohet kalimi i pronesise nga privat ne shtet ne baze te VKM-se per shpronesimet, dhe me pas do te regjistrohet leja e legalizimit. Udhezimi i miratuar nga ana e Zyres Qendrore te Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme parashikon ne detaje edhe te gjitha problematikat e tjera qe mund te shfaqen pergjate regjistrimit te lejeve te legalizimit, si ne rastet kur parcela ndertimore eshte me e vogel se pasuria e regjistruar apo e anasjella. Ky udhezim krijon lehtesi per te gjithe punonjesit e ZVRPP-ve dhe shkurton kohen e pritjes se qytetareve per tu pajisur me dokumentin e pronesise. Zyra Qendrore e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme u bene thirrje qytetareve qe te paraqiten ne sportelet e ZVRPP-ve pasi te kene marre njoftimin nga Drejtorite perkatese te ALUIZN-it, per aplikim per regjistrimin e lejeve te legalizimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›