Hipoteka, si të marrësh pronësinë, kur nuk është caktuar sipërfaqja
Autori i Lajmit: Lili Saraci
Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme ka treguar për gazetën “Ballkan” se si duhet të veprojnë qytetarët për të marrë pronësinë, kur në dokumentin që u është dhënë një herë kjo e drejtë pronësie, nuk është përcaktuar sipërfaqja e pronës. Të dhënat bëhen të ditura nga zëdhënësi i ZQRPP-së pranë hipotekës, Artur Bego, i cili thotë se një qytetar që ka marrë një dokumente pronësie nga zyra e hipotekës dhe në të nuk është përcaktuar sipërfaqja e pronësisë, duhet që menjëherë të bëjë një kërkesë më shkrim dhe më pas ta dorëzojë në hipotekë për të bërë verifikimet, në mënyrë që qytetarëve tu jepet e plotë pronësia. “Individët, familjet dhe personat juridikë, privatë apo shtetërorë, që zotërojnë dokumente pronësie, por nuk kanë të përcaktuar në to sipërfaqen e pasurisë së paluajtshme, kanë të drejtë ti paraqesin regjistruesit një kërkesë për regjistrim pronësie, e cila duhet të shoqërohet me dokumentin e pronësisë, një plan-vendosje apo genplanin e pasurisë, deklaratën noteriale të pronarëve fqinjë që vërtetojnë përmbajtjen e kërkesës për pronësinë dhe kufijtë e pasurisë që pretendohet si dhe kopje të vërtetuara nga noteri të dokumenteve të ndryshme që mbështesin kërkesën për regjistrim”,- ka pohuar ai. Ndër të tjera, Bego ka dhënë dhe një shpjegim se si do të bëhet regjistrimi i pronës në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. “Kompania ka një Zyrë në zonën tuaj. Ekspertët e saj kryejnë matje për evidentimin e kufijve të pronës dhe grumbullojnë informacion në lidhje me pronën. Asaj nuk i detyroheni asnjë lloj pagese për veprimet në ndihmën tuaj. Është në interesin tuaj të bashkëpunoni ngushtë me ekspertët, duke u treguar atyre kufijtë e pronës dhe informacione të tjera plotësuese në të gjitha format e disponueshme”,- pohon Artur Bego, zëdhënësi i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme. Në bazë të procedurës, çdo pronë e regjistruar në hipotekë ka një kartelë që tregon emrin e pronarit, tipin e pronësisë, vendndodhjen fizike dhe madhësinë e pronës. Ajo tregon gjithashtu çdo ngarkesë ose kufizim në transferimin e pronës si të drejtën e përdorimit të tokës nga të tjerët, hipotekimin, dhënien me qira ose problemet gjyqësore. Çdo pronë, pavarësisht nëse është një parcelë apo ndërtesë, ka një numër unik identifikimi, i cili referohet në kartelë dhe në Hartën Treguese të Regjistrimit. Shqipëria ka më shumë se 4.5 milionë prona të ndara në 36 rrethe dhe rreth 3000 zona kadastrale. Ndërkohë në kuadër të këtyre projekteve ZQRPP-ja ka vendosur që të gjitha pagesat me vlerë mbi 1 mijë lekë do të kalojnë vetëm nëpërmjet bankave. Për të lehtësuar procedurat, si dhe në zbatim të ligjit, është vendosur që të gjitha këto pagesa të kalojnë nëpërmjet sistemit bankar.
Me hollësisht, nga ana teknike, procesi detajohet në:
Grumbullimi i dokumentacionit
Fushata për informimin e publikut
Fotografimi/skanimi i dokumenteve
Regjistrimi sporadik i përfshirë në Regjistrimin Fillestar
Azhurnimi i Hartave Treguese dhe Librit të Ngastrave
Përgatitja e Kartelave të Pasurive
Monitorimi i Fazës I nga ZVRPP dhe ZQRPP dhe aprovimi i punës
Printimi i Parë i informacionit mbi pasuritë e regjistruara
Afishimi Publik i informacionit mbi pasuritë e regjistruara
Analiza e Kërkesave/Vërejtjeve të pronarëve dhe Plotësimi
Monitorimi i Fazës II nga ZRRPP dhe ZQRPP, dhe aprovimi i punës
Printimi i Dytë + HTR + Kartelat + Lidhja e Kartelës
Legalizimi i Regjistrimit Fillestar nga ZRRPP
Dorëzimi i dokumentacionit në ZRRPP dhe ZQRPP
Ja cilat dokumente pronësie janë të vlefshme
Të gjitha dokumentet e pronësisë, të lëshuara nga komisionet e ngritura për zbatimin e ligjeve mbi privatizimet, të cilat funksionojnë që nga viti 1991 e në vazhdim. Si dhe të gjithë dokumentet e lëshuar pas vitit 1991 nga Komisionet e Kthimit e Kompensimit të Pronave që kanë lidhje me prona të kthyera apo të kompensuara fizikisht. Gjithashtu, të gjitha dokumentet e kalimit të pronësisë dhe të drejtave të tjera reale mbi pronësinë me kontratë shitblerjeje, kontratë dhurimi, akt trashëgimie, vendim gjykate etj.
Procesi i Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme kalon në këto faza:
1. Mbledhja dhe Saktësimi i Dokumentacionit
2. Përgatitja e Hartës dhe Kartelës së Pasurive të Paluajtshme
3. Afishimi Publik 45-ditor (saktësime dhe verifikime)
4. Marrja e Certifikatës së Pronësisë në bazë të kërkesës së pronarit pranë Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP)
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010