Rama: “Bllokimi i rrugëve, mesazh për Qeverinë”
Autori i Lajmit: Redaksia
Rezistenca ndaj armëve të së shkuarës që vazhdojnë të mbajnë peng të ardhmen është e vetmja mundësi për të bërë përpara. Kështu u shpreh kryetari i opozitës, Edi Rama, në protestën e radhës pranë çadrave të grevës së urisë. Kreu i PS deklaroi se opozita është e vendosur për ti shkuar deri në fund betejës së saj për votën e lirë. Sipas Ramës, beteja për kutitë është një betejë që synon transformimin e shoqërisë sonë në një shoqëri ku nuk është vullneti i pushtetit ai që vendos rezultatin e votimit, por është populli ai që vendos kush ta qeverisë. “Shqipëria është në krizë politike, institucionale, ekonomike dhe demokracia është në krizë, drejtësia gjithashtu, pasi vendi nuk qeveriset nga ata që janë zgjedhur. Këtë krizë duhet ta zgjidhim përmes transparencës që do ta bëjmë përmes dialogut që na çon tek e vërteta dhe jo si dialog që përdoret si parullë thjesht”,- u shpreh Rama. Sali Berisha, - tha ai, - shprehet i shqetësuar për bllokimin e bulevardit dhe rrugëve, duke thënë se kjo lëndon qytetarët. “Kam takuar dhe kontaktuar mijëra qytetarë që mbase nuk e kanë të mundur të jenë këtu çdo ditë, por ata do të vijnë në datën 14. Ata që të gjithë janë solidarë me këtë protestë, pasi e shohin atë si shpresë për hapjen e një rruge të re për Shqipërinë”,- nënvizoi Rama. Bllokimi simbolik i rrugëve tha ai nuk bëhet për tu bllokuar rrugën qytetarëve, por për ti dhënë një mesazh kësaj qeverie. Lideri i opozitës u ka drejtuar një apel edhe krerëve të Policisë së Shtetit, që të mos plotësojnë kapriçot e krerëve të qeverisë për të penguar protestuesit. “Përsëris apelin tim për drejtuesit e Policisë së Shtetit, që duhet të jenë në krye të detyrës ndaj qytetarëve dhe jo ta ngatërrojnë këtë detyrë për tiu përgjigjur interesave të një shteti që është në konflikt me qytetarët, që nuk i lejon ta numërojnë votën e tyre”,- ka theksuar Rama. Në fund kreu i PS ka rikonfirmuar synimin e partisë së tij për të mos u tërhequr nga protestat dhe ka ftuar gjithë shqiptarët që të mblidhen në Tiranë më 14 maj.
Protesta në Tepelenë dhe Vlorë
Konfrontime mes policisë dhe protestuesve ka pasur edhe në rrugën Tepelenë-Gjirokastër, e cila është bllokuar nga mbështetësit e opozitës të mbledhur në manifestim për të zënë aksin e kalimit të automjeteve. Në Tepelenë protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin kryesor dhe më pas protestuesit janë zhvendosur drejt rrugës nacionale Gjirokastër - Tepelenë në vendin e quajtur Agjencia. Protestuesit kanë mbajtur të bllokuar për 20 minuta aksin. Policia ka ndërhyrë për të liruar aksin. Ka pasur përplasje fizike mes policëve dhe protestuesve. Në Vlorë, në qytezën e Orikumit banorët kanë tentuar të bllokonin aksin nacional Vlorë-Sarandë, në Orikum. Forcat e shumta të policisë kanë vendosur kordon dhe nuk kanë lejuar bllokimin e aksit.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010