E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia: “Nuk përdorëm gaz lotsjellës

Autori i Lajmit: Redaksia

Pas protestave të zhvilluara nga mbështetës të Partisë Socialiste dhe deputetëve të saj, në qytete si Korça, Tepelena e Vlora, ka ardhur edhe reagimi i Policisë së Shtetit. Sipas saj, gjatë përpjekjes për të shpërndarë protestuesit që tentonin të bllokonin rrugët, nuk është përdorur gaz lotsjellës, ndërsa sqarohet se “veprimet tona kanë qenë konform ligjit. Policia e Shtetit sqaron gjithashtu se në të dyja rastet e protestave në Vlorë e Korçë janë kundërshtuar me dhunë efektivat e policisë. Duke bërë apel të mos bllokohen rrugët, policia deklaron se “pengimi i qarkullimit është vepër penale”.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›