Dy grevistë dërgohen në spital
Autori i Lajmit: Redaksia
38-vjecari Afrim Syla nga Kukësi si dhe Astrit Sefekolli, 50- vjeçari nga Korça, janë detyruar të lënë grevën. Syla, pak minuta para mesnatës së të martës, është nisur drejt QSUT-së ndërkohë që në mesnatë mjekët kanë konstatuar se 38-vjeçari nuk mund të rezistonte ende në grevë. Në momentet që ambulanca i është afruar çadrës për transportimin e Afrim Sylës, drejt spitalit, në sheshin para Kryeministrisë ka qenë i pranishëm edhe Kreu i PS, Edi Rama, deputetët Gramoz Ruçi, Namik Dokle dhe Eduard Shalsi. Ndërkohë, Sefekolli, pas rëndimit të gjendjes shëndetësore dhe komplikacioneve në stomak, pasditen e djeshme është nisur drejt spitalit. Gjithashtu, 50-vjeçari vuante edhe nga tensioni.
Ky lajm është publikuar: 13/05/2010