Roberto Maroni: Brenda këtij viti liberalizohen vizat me BE-në
11/06/2010 Lulzim Basha takohet me homologun e tij në Romë. Diskutime për disa çështje
TIRANE- Ministri i Brendshëm i Italisë, Roberto Maroni, ka shprehur bindjen e tij se brenda vitit 2010 shqiptarët do të lëvizin pa viza në hapësirën shengen. Maroni ka ofruar të gjithë mbështetjen e Italisë, duke pohuar se vendi i tij do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, me qëllim që kjo e fundit të bëhet sa më parë pjesë e familjes së madhe evropiane. Këto konsiderata u dhanë gjatë një vizite pune të ministrit të Brendshëm Lulzim Basha në Itali. Dy homologët diskutuan për një sërë çështje, midis të cilave edhe nënshtrimin e një marrëveshje, e cila ka si qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë. Gjatë diskutimit ministri italian duke vlerësuar hapat e mëdha të Shqipërisë në përmbushje të kritereve për liberalizimin e vizave ka rikonfirmuar mbështetjen e plotë të tij dhe të qeverisë italiane për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë brenda këtij viti. Ndërkohë Basha falënderoi ministrin Maroni, që së bashku me ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të vendeve anëtare të BE, morën në shqyrtim pa asnjë vonesë dhe mbështetën fuqimisht propozimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët shqiptarë. Gjatë takimit ministri Basha informoi homologun italian Maroni për një sërë masash që janë marrë dhe po ndërmerren nga qeveria shqiptare në kuadër të proceseve integruese në BE. Ministri Basha u shpreh se qeveria shqiptare ka miratuar strategjinë për ripranimin e të riatdhesuarve si dhe ngritjen e funksionimin e njësisë për gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve kriminale, e po kështu e njohu me rezultatet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mbi luftën për parandalimin e kultivimit të kanabisit, si dhe për funksionimin me sukses të Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare. Ministri i Brendshëm Maroni u shpreh në takim se bashkëpunimi mes policive të të dy vendeve është tashmë në një nivel të shkëlqyer dhe se falë këtij bashkëpunimi nuk ka asnjë çështje problematike mes Italisë dhe Shqipërisë. Maroni premtoi në bisedën e tij me Bashën se Ministria e Brendshme e Italisë do të japë ndihmesën e saj për trajnimin dhe shkëmbimin e përvojës për personelin policor shqiptar që angazhohet për gjurmimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale. Ai garantoi se shumë shpejt në Shqipëri do të vijnë një grup ekspertësh, të cilët do të trajnojnë oficerët dhe prokurorët për të luftuar me efikasitet asetet kriminale të personave me precedentë penalë.
Marrëveshja e dëshmitarëve
Dy ministrat kanë ranë dakord që në të ardhmen të nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët, me qëllim mbrojtjen e dëshmitarëve të drejtësisë. Kjo për shkak se në shumë çështje hetimore është konstatuar se shqiptarët dhe italianët bashkëpunojnë me njëri-tjetrin, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike dhe qenieve njerëzore. Mes këtyre grupe ka persona të arrestuar, të cila më pas kanë shfaqur pendesën duke bashkëpunuar me drejtësinë. Në mënyrë që ata të japin dëshmi për llogari të dy shteteve, duhet nënshkruar marrëveshja.