E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Moti i keq shkak per mbylljen e shkollave

Kosova po perballet me nje mot te keq te shoqeruar me reshje te shumta te bores dhe temperatura te uleta.

Disa komuna kane shpallur gjendjen e jashtezakonshme ndersa Forcat e Sigurise se Kosoves jane angazhuar ne hapjen e rrugeve. Trupat u derguan edhe ne qendren e skijimit ne Brezovice rreth 60 kilometra ne jug te Prishtines per te zhbllokuar disa qindra pushues perfshire edhe nxenes qe kishin mbetur atje per shkak rrugeve te zena nga bora.

Institutit Meteorologjik i Kosoves ka paralajmeruar se temperaturat do te shenojne renie gjate javes dhe sipas parashikimeve ato do te bien deri ne minus 22 grade Celsius.

Gjendja e krijuar ne vend ka bere qe ministria e Arsimit te vendose nderprerjen e mesimit ne te gjitha shkollat fillore dhe te mesme te Kosoves deri me 13 shkurt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›