E Diel, 1 Nëntor 2026

Kamëz, krushqit tentojnë të vrasin ish-dhëndrin, 2 persona plagosen

TIRANE-Një shkëmbim me armë zjarri sot pasdite në qendër të Kamzës ka shkaktuar plagosjen e 2 personave. Dyshohet se ngjarja ka patur si motiv nje mosmarrveshje krushqie.

Policia në vendgjarje pohon se nga shkëmbimi i zjarrit janë plagosur shtetasit, Riza Musaj, 63 vjec dhe Fiqiri Koci. Ngjarja ndodhi pranë shkollës ‘Ibrahim Rugova’, ku shumë klasa po zhvillonin mësim, ndërsa plumbat rrezikuan seriozisht jetën e nxënësve.
Rreth 50 forca policie mbërriten në vendgjarje dhe krehen zonën.
Nga plumbat e breshërive të armëve janë dëmtuar 2 automjete, një Golf me targa greke ZZM 2935 si dhe një Benz AA 625 CB.

Policia aktualisht ka një të dyshuar për ngjarjen. Një nga personat që qëlloi me armë është identifikuar si shtetasi Klodian Lika, tashmë i shpallur në kërkim. Ndërkohë Riza Musaj ndodhet ne Spitali  Ushtarak ne reanimacion per nderhyrje krirugjikale pasi ka marre 2 plumba. Me lehte eshte plagosur Fiqiri Koci qe gjithashtu ndodhet ne Spitalin Ushtarak.

Dyshimet
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka si zanafillë një mosmarrëveshje krushqie. Nga familja Lika, një vajzë e ndare nga bashkëshorti para pak kohësh tentoi të vrasë veten me fostoksinë pas shkurorëzimit me nje djale te familjes Koci. Dyshohet se familja Lika ka vendosur të marrë hak duke tentuar sot të vrasë ish-dhëndrin e familjes Koci, por ka plagosur pasagjerin ulur ngjitur me dhëndrin në një prej automjeteve të bëra shosh nga plumbat.
Policia po vijon hetimet për zbardhjen ngjarjes që tronditi pasditen e sotme Kamzën.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Pamje nga vendngjarja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›