Topi në “Sofrën pukjane”

Në qendër të Pukës, Kreu i Shtetit u prit në një atmosferë të përzemërt e festive nga organizuesit dhe drejtuesit e “Sofrës Pukjane”, nga intelektualë, artistë dhe qytetarë të shumtë që ishin mbledhur me këtë rast.
Pasi vizitoi “Ekspozitën etno-kulturore” të qytetit verior të Pukës, Kryetari i Shtetit mori pjesë në aktivitetin e përvitshëm “Sofra Pukjane 2011”, në Koncertin e madh festiv me këngë dhe valle popullore e karakteristike të trevës, që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Eqerem Çabej”.
Me këtë rast, u zhvillua edhe ceremonia e dekorimit të dy personaliteteve të njohura të Pukës, ku, pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekreteve presidenciale nga Sekretari i Përgjithshëm, zoti Aleksandër Flloko, Presidenti i Republikës, i dorëzoi zotit Elez Rrust Selimi, Urdhrin “Mjeshtër i Madh”, me motivacionin:
“Për punë të palodhur e plot përkushtim në shërbim të shëndetit të njerëzve, për rezultate të larta në aplikimin e arritjeve bashkëkohore të mjekësisë në vendin tonë”, si dhe familjarëve të zotit Mark Dodë Alia (Pas vdekjes), Urdhrin “Nënë Tereza”, me motivacionin: “Veprimtarit patriot, i cili jetën e vuri në shërbim të bashkimit, arsimimit dhe përparimit kombëtar dhe që diti t’i qëndrojë me dinjitet persekutimit të regjimit komunist”. /Start/
2011-10-30 16:08