E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE vendos sanksione të reja kundër regjimit sirian

LUKSEMBURG- Bashkimi Evropian ra dakort për vendosjen e sanksioneve të reja kundër regjimit sirian duke ndaluar eksportin e prodhimeve të luksit dhe duke limituar pak më shumë eksportet e materialeve që shërbejnë për represionin kundër opozitës, theksoi një diplomat. 

Sanksionet u vendosën gjatë një takimi të ambasadorëve të 27 vendeve para një takimi të ministrave evropianë të Punëve të Jashtme në Luksemburg. Gjatë drekës së punës, shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kathrin Ashton, njoftoi ministrat për situatën në këtë vend, ku, me gjithë marrëveshjen për armëpushim, vazhdon të ketë luftime. 

Siria është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qe ne muajin mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në më shumë se një vit trazira. 

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën sot në Luksemburg, për të diskutuar situatën në Birmani, Afganistan, Afrikë dhe Lindje të Mesme. Kryediplomatët e 27 vendeve nisën takimin me debatin për Birmaninë, ku më 1 prill, pas disa vjetësh të sundimit ushtarak, janë mbajtur zgjedhjet e para pjesërisht të lira.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›