E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiqej si noter, prangoset perkthyesi

Fier- Njihej si perkthyes i dokumenteve zyrtare, por arrestohet per falsifikime dhe mashtrime noteriale. Policia e Fierit ka zbuluar dje nje baze falsifikimesh qe sherbente dhe si zyre ne lagjen "29 Nentori", duke arrestuar te dyshuarin Renato Hebeja, 36-vjec. Operacioni i zhvilluar eshte koduar "Noteri", duke marre shkas nga aktiviteti i paligjshem dhe kriminal te cilin dyshohet se ushtronte i ndaluari. Ne cilesine e proves materiale u bllokuan kater vula dhe dokumente te perkthyera dhe te vulosura prej Hebejes, i cili do te pergjigjet per akuzat e "falsifikimit te dokumenteve" dhe "mashtrimit". "I dyshuari Hebeja merrte porosite dhe bente perkthimet duke mashtruar dhe vulosur ato si noter", njoftoi policia vendore per ngjarjen. Ne zyren e tij u gjeten vula ne gjuhe te huaj dhe shqip, si dhe dokumente te ndryshme per te cilat kishte marre porosi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›