E Diel, 1 Nëntor 2026

E ndajne nga sherri, rreh tre oficere

Gjirokaster- Rreh tre oficere te policise pas nje grindjeje banale ne lokal, perfundon ne qeli 29 vjecari. Erion Shtembari, banues ne Gjirokaster, u arrestua duke u zbardhur dita e djeshme per "kundershtim me dhune te policise". Mesohet se oret e mbremjes se merkure, ne nje lokal ne qender te lagjes "18 Shtatori", Shtembari ka kundershtuar, goditur dhe fyer per shkak te detyres 3 oficere policie te cilet kane nderhyre per te shuar nje konflikt te shkaktuar nga i riu me nje grup tjeter personash. Efektivet ne momentin e sherrit kane qene shume afer dhe kane nderhyre per te shmangur ndonje akt kriminal, por 29-vjecari gjate momentit te shoqerimit per ne komisariat, ka goditur dhe fyer oficeret e policise. Ne keto rrethana ndaj tij eshte marre masa e arrestimit ne flagrance, kurse efektivet kane shpetuar me lendime te lehta. Shtembari do te pergjigjet edhe per nje akuze te dyte, ate te "goditjes per shkak te detyres".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›