E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flijohet ne kabinen elektrike punetori i ndertimit

Vlore- Flijohet ne menyren me tragjike punetori i nje firme ndertimi ne Vlore. Ngjarja ka ndodhur dje ne oret e pasdites ne fshatin Peshkepi, teksa i moshuari Elham Belaj, ne rrethana dhe motive ende te paqarta, ka lene punen dhe i eshte drejtuar kabines elektrike te lagjes. Pasi ka hapur deren ai ka hyre brenda duke prekur telat e tensionit te larte. Kaq ka mjaftuar qe ne pak sekonda 62-vjecari te nderronte jete tragjikisht, kurse policia paraprakisht e ka cilesuar ngjarjen si nje akt veteflijimi. Burime zyrtare konfirmuan ngjarjen dhe bene me dije se Belaj ishte i punesuar ne firmen e ndertimit prej kohesh. Sipas rrefimit te shokeve dhe familjareve, ai vuante nga nje gjendje depresive muajt e fundit qe duket se e ka cuar deri ne vetevrasje. Por motivet dhe rrethanat sipas grupit hetimor mbeten te paqarta dhe pas deshmive te mbledhura. Koleget i kane ardhur menjehere ne ndihme te moshuarit, por ka qene shume vone. Rryma elektrike e ka goditur fatalist dhe shkaku eshte konfirmuar edhe prej ekspertizes paraprake. Policia po verifikon arsyet perse 62-vjecari ka shkuar ne kabinen elektrike dhe nese po kryente aty ndonje riparim defekti apo qellimi ka qene vetevrasja. Diten e djeshme Belaj ka punuar vetem per disa ore dhe ne ato momente kthehej per ne banese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›