E Diel, 1 Nëntor 2026

Iken kreu i prokurorise se Durresit dhe dy zevendesit e tij

Tirane-Kreu i Prokurorise se Durresit, Arjan Ndoja dhe dy zevendesit e tij, Drini Pali dhe Elena Bakellbashi, jane larguar nga detyra. Dje u mesua se ata kishin paraqitur doreheqjen per probleme parimore qe bien ndesh me ndertimin dhe funksionimin e shtetit te se drejtes. Ndersa ne nje njoftim zyrtar te Prokurorise se Pergjithshme thuhet se ata jane shkarkuar nga detyra, me urdhrin e Kryeprokurores Ina Rama. Shkarkimi i tyre ka ardhur per arsye se ne perfundim te nje kontrolli te ushtruar ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Durres, jane konstatuar te meta te theksuara ne funksionimin e kesaj prokurorie, te cilat rezultojne se kane ardhur si rrjedhoje direkte e nje menaxhimi te dobet nga stafi drejtues i saj. Ndersa ne shkresen e doreheqjes se tyre shkruhej se "Japim doreheqje ne menyre unanime per ceshtje formimi dhe dinjiteti profesional, per probleme parimore qe bien ndesh me ndertimin dhe funksionimin e shtetit te se drejtes. Gjate kesaj kohe kemi perballur pune voluminoze dhe respektim te kodit etikes. Kemi kontribuar ne rritjen e pavaresise se prokurorit ne vendimmarrje dhe individualizimin e pergjegjesive dhe meritokracise se prokuroreve te ceshtjes, zv\prokuroreve dhe prokurorit te rretheve, per te bere te mundur vleresimin sa me sakte te punes se secilit. Ruajtjen e figures se paster te prokurorit nga pikepamja morale dhe profesionale si dhe te perballimit te volumit te punes. Pas rikthimit te Arjan Ndojes ne krye te prokurorise se Durresit, keto kater muajt e fundit jane perfunduar mbi 1100 dosje dhe i jane dhene drejtim. Shifer rekord qe nuk e ka kap asnje prokurori".

Mesohet se Ndoja, Pali dhe Bakellbashi, do te jene prokurore te thjeshte ne kete prokurori. Nderkohe qe ne krye te Prokurorise se Durresit, komandohet Bujar Sheshi, nje ish-oficer i sigurimit dhe hetues i vjeter, i cili sipas ligjit per dosjet rezulton qe nuk duhet te jete ne funksionet e prokurorit. Gjithashtu ky prokuror ka dhene doreheqje nga grupi i hetimit per tragjedine e Gerdecit, menjehere pas ngritjes se grupit te punes.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›