E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ceket e humbur, policia zbarkon ne Theth

SHKODER- Policia e Shkodres ngre 20 grupe kerkimore per gjetjen e tre studenteve ceke te humbur ne alpet shqiptare tete vjet me pare teksa benin alpinizem. Prej nje jave kane nisur ekspeditat ne zonat malore, por deri diten e djeshme nuk ka pasur asnje rezultat. Jane pyetur mbi 200 familje te zones perreth, por askush prej tyre nuk ka dhene informacione rreth fatit te tre te rinjve ceke, vellezerve Jan dhe Michail Pavelka e Lenka Tuckova. Studentet per here te fundit jane pare ne veri te vendit, ndaj pas publikimit te shifres se shperblimit prej 100 mije dollaresh per gjetjen e tyre, Policia e Shtetit kerkoi bashkepunimin e banoreve ne Shkoder, Malesi e Madhe, Tropoje dhe Puke, per te dhene informacione te vlefshme. Aktualisht mesohet se kerkimet po kryhen nga rreth 50 forca policie ne komunat Shale, Shosh, Pult, Shllak, Postribe, Temal, vende ku ka qene dhe itinerari i levizjes se studenteve ne vendin tone. Pritet te pyeten banoret e 50 fshatrave ne malesi, ndersa vendi me i fundit ku do kryenin alpinizem te rinjte ishte zona e Thethit. Ne komunikimin e fundit me prinderit ne telefon, ne gusht 2001, ata kane thene se gjendeshin ne malesine e Dukagjinit.

Gjate gjithe dites se djeshme forca te shumta policore zbarkuan ne zonen e Thethit, duke bere kerkime per gjetjen e tre te rinjve te pafat ne zonat e pyllezuara, shkembinjte malore, perrenjte dhe shpellat e shumta. Mesohet se forcat e policise jane ndare ne 20 grupe pune. Por kerkimet e bera nuk dhane rezultat deri ne oret e pasdites. Burime te sigurta nga Drejtoria e Policise se Shkodres bejne te ditur se aksioni per rifillimin e kerkimeve te tre studenteve ceke nisi pas nje informacioni per gjetjen e tyre. Informacioni me i fundit per misterin e zhdukjes se cekeve Jan Pavelka, Michail Pavelka dhe Lenka Tuckova, mberriti ne polici pas shtimit te shumes se vene ne dispozicion per shperblim. Por ky informacion deri dje nuk ka rezultuar i sakte, megjithese jane ushtruar kontrolle te shumta dhe te imtesishme te zones. Pavaresisht kerkimeve pa rezultat, policia tha se do vazhdoje kontrollin ne zonen ku mendohet se ndodhen trupat e studenteve ceke.

Zhdukja e 3 studenteve ceke ne vendin tone mbetet ende mister. Para disa vitesh, ambasada i beri nje kerkese zyrtare policise shqiptare per te nisur kerkimet, me qellim gjetjen e tre te rinjve. Policia nisi menjehere kerkimet ne cdo skaj te Dukagjinit, por pa rezultat. Deshtimi i policise detyroi nje ekspedite kerkimi nga cekia te mberrije ne Dukagjin per te gjetur te humburit, por njesoj si policia shqiptare, edhe ata deshtuan.

Karakteristikat

Mihal Pavelka, mosha 23 vjec, me floke te ndritshem ngjyre kafe dhe te shkurtra, sy ngjyre blu, i gjate 1 m e 90 cm, me trup te holle.

Jan Pavelka, i moshes 22 vjec, me floke kafe ne gri te prera shkurt, sy ngjyre kafe, i gjate 1 m e 85 cm, mban syze.

Lenka Tuckova, ishte e moshes 23 vjece, me floke kafe te drejta te gjata deri ne shpatulla, sy ngjyre blu dhe e gjate 1 m e 75 cm.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›