Prostituta 17-vjecare, pranga tutoreve
Dy persona, te cilet akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin shfrytezonin si prostitute nje 17 vjece, nga Libofsha, jane kapur ne flagrance mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Shfrytezimi i adoleshentes behej ne ambientet e nje karburanti, rreth 500 metra poshte vendit te quajtur "Qafa e Lalarit". Ne pranga kane rene Enri Manaj, 25 vjec, banor i qytetit te Fierit, i denuar me pare per vepren penale te prodhimit dhe shperndarjes se lendeve narkotike dhe Shefqet Kasa, 57 vjec, banor i qytetit te Fierit, i denuar me pare per vjedhje. Policia tha se vajza me iniciale R.K., shfrytezohej ne ambientet e distributorit "Kasa" ne pronesi te Shefqet Kases, i cili hiqej si babai i 25-vjecarit Manaj.
Xh.B
Xh.B