Grabitësi i bankave, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Viktor Gushin
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot burgim të përjetshëm për Viktor Gushin, të akuzuarin për 16 grabitje në banka dhe dy vrasje.
Prokuroria e akuzon Gushin për vjedhje me pasojë vdekjen vjedhje me armë dhe plagosje e rëndë me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve dhe municionit luftarak.
Gushi akuzohet për vrasjen e arkëtares Leonora Kaloçi dhe të argjendarit Rrapo Sinanaj si dhe për plagosjen e tre personave të tjerë.
Viktor Gushi për dy vite me radhë ka grabitur banka dhe ka vrarë dy persona pa mundur do të kapej nga policia. Në vjedhjen e tij të fundit Gushi u kap nga një kamer e vendosur në rrugë nga një biznes privat.