SKANDAL me zgjedhjet në PD: Fleta e votimit me numër rendor
Skandali ka përfshirë të gjithë procesin e votimit në PD. Çdo votues merr një fletë votimi me numër rendor, për të cilën firmos me emrin e vet dhe pas kësaj ai e ka të identifikuar votën për kë voton.
Skandali ka nxjerrë paraprakisht të pavlefshëm gjithë procesin pasi ka dëmtuar fshehtësinë e votimit.
Kjo ka nxitur bojkotimin e votimit dhe pjesëmarrjen jashtëzakonisht të ulët.
Shumica e votuesve të PD në selinë e PD po ashtu po votojnë duke kthyer fletën përmbys që mos të kuptohet se për kë votojnë.
Identifikimi i votës është bërë qëllimisht për të futur nën presion anëtarësinë nëse devijopn votën jashtë Bashës, i cili është kandidati i familjes Berisha për kreun e PD.