E Shtunë, 31 Tetor 2026

Llalla emëron kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të Tiranës

Prokurori i përgjithshëm  Adriatik Llalla ka emëruar sot dy krerët e prokurisë së Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Tiranës.

Kështu kryeprokurori Llala ka emëruar Eugen Becin në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Petrit Fushën në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Tre ditë më parë Këshilli i Prokurorisë, shqyrtoi 19 kandidatura për 5 vendet vakante në prokuroritë  Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat ia dërgoi prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llala.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›