Hiqen posterat e kandidatit te PD-se
Kamze
Nje tjeter incident ne lidhje me fushaten zgjedhore eshte shenuar dje gjate oreve te vona te mbremjes ne Kamze. Mesohet se persona te paidentifikuar kane grisur tre postera te kandidatit te mazhorances per Bashkine e Kamzes Xhelal Mziu. Policia ka thene se nisi hetimet per kete ngjarje nderkohe qe Kamza eshte kthyer ne nje prej epiqendrave te incidenteve zgjedhore duke qene se eshte hera e disate qe ndodh nje gje e tille. Nje jave me pare ne kete qytet ndodhi nje incident me posterat e Partise Socialiste qe u hoqen para mitingut ku do te shkonte Edi Rama.