Shtyhet per sot ankimimi ne Kolegj
Vendimi
Partia Socialiste
Partia Socialiste ka shtyre per nje dite dhe do ta dorezoje sot paradite ne Kolegjin Zgjedhor kerkesen per rrezimin e vendimit te kontestuar te KQZ-se qe urdheron televizionet te transmetojne kasetat e pergatitura nga kandidatet apo partite politike. Dy dite me pare KQZ-ja mori me 4 vota nje vendim pas ankimimit te mazhorances ne lidhje me mostransmetimin e kasetave te gatshme te kandidatit te PD-se Lulzim Basha duke urdheruar TV-te qe te kompensojne fushaten e tij ne kuader te minutazhit te PD-se. Por mediat kryesore vizive e kane cilesuar kete vendim si shkelje te profesionalizmit pasi ata kane kerkuar pasqyrimin e fushates por nuk jane lejuar nga kandidati. Vendimi i KQZ-se cilesohet si nul nga perfaqesuesit e opozites ne KQZ.